Kosova/ Te gjithe duan Kupen | ||||
|
Ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll do të zhvillohen sot (e mërkurë). Takimi kryesor i këtij rrethi është ai ndërmjet skuadrës së Hysit dhe Lirisë nga Prizreni. Sulmuesi i KF Hysit, Enis Zabërgja, është shprehur optimist se skuadra e tij do ta kryejë punën në këtë takim. Ndeshja e kthimit, sipas sulmuesit këmbëshpejtë, do të zhvillohet vetëm sa për sy e faqe. “Jemi përgatitur mirë dhe jemi optimistë se do ta dalim triumfues në takimin kundër Lirisë. Do të jetë një ndeshje interesante, pasi skuadra kundërshtare është mjaft cilësore. Kemi potencial ta përcaktojmë gjysmëfinalistin që në takimin e parë. Ne kemi mungesën e Zhdrellës, por skuadra e Hysit nuk varet nga një apo dy futbollistë. Tash jemi edhe më të fortë, për faktin se jemi përforcuar me futbollistë cilësorë”, ka thënë Zabërgja.
Emra: Me rëndësi të kualifikohemi
Edhe sulmuesi i rikthyer në skuadrën e Lirisë, Uliks Emra, ka shprehur optimizëm për takimin me skuadrën e drejtuar nga Hysni Maxhuni. Sulmuesi prizrenas ka thënë se me rëndësi për skuadrën e tij të zëmrës është kualifikimi. “Sigurisht se do të jetë takim interesant. Nuk kisha mundur të them se cila skuadër është favorite, pasi gjasat për kualifikim janë pesëdhjetë me pesëdhjetë. Ne do të shkojmë në Merdare për ta luajtur lojën tonë dhe do të mundohem të shënojmë të paktën një gol, pasi goli si mysafir e ka rëndësinë e vet. Me rëndësi është të kualifikohemi për më tej”, ka thënë Emra. Skuadra e Lirisë është e kompletuar për ndeshjen kundër Hysit. Të gjitha takimet e para do të fillojnë në orën 14:00, kurse ndeshjet e kthimit të çerekfinales së Kupës do të zhvillohen më 28 shkurt në orën 14:00.
Ndeshjet :
Hysi - Liria (P. Hasani, S. Berisha, F. Agërbashi) Vëllaznimi - Drenica (A. Hoxhaj, B .Selimaj, M. Aliu) Besa - Ballkani (S. Domi, B. Këpuska, M. Rrahimi) Trepça - Gjilani (H. Hajdari, Z. Miranaj, A. Gashi)
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6616 |