Kosova/ Trepça’89 fituese e Superkupës | ||||
|
Futbollistët e Trepçës’89 kanë shënuar fitore në ndeshjen e sotme të Superkupës kundër skuadrës kampione në fuqi, Prishtinës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë ka përfunduar me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi kapiteni i skuadrës mitrovicase, Shpëtim Idrizi, në minutën e 4-ter, nga penalltia, pasi më herët Kastriot Rexha u ndalua në mënyrë të palejueshme. Kjo epërsi e hershme bëri që mitrovicasit në vazhdim të ndeshjes të përqendrohen në mbrojtje dhe ta ruajnë me sukses atë deri në fund. Në anën tjetër skuadra kampione edhe pse ishte këmbëngulëse drejt portës së Enes Manxhollit nuk ia doli që të shfaqet e rrezikshme dhe të gjejë golin e barazimit. Në fund, kapitenit të Trepçës’89, Shpëtim Idrizi trofeun ia dorëzoi kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 8906 |