Miqesore/ Kosove - Shqipëri 2-3 | ||||
|
Shqiperia fiton ndeshjen e Pavaresise
Përzgjedhja e elitare e Shqipërisë, e drejtuar nga kroati Josip Kuzhe, ka fituar ndeshjen ndaj përfaqësues së Kosovës 3-2, të mërkurën në stadiumin e qytetit, ndeshje kjo e zhvilluar për ndër të ditës së pavarësisë së Kosovës. Tifozë nga e gjithë Kosova, njerëz të jetës politike, trajner, futbollist, gazetar e fotoreporter si dhe punëtor sportive të gjithë ishin në “tempullin” e futbollit për të parë nga afër yjet e futbollit të Kosovës dhe të Shqipërisë. Atmosfera në stadium ishte e zjarrtë dhe se, tifozët që në duart e tyre mbanin pankartat “Pa Kosovë e Pa Çameri” s’ka Shqipëri”, gjatë terë lojës fuqishëm mbështeten futbollistët e të dy skuadrave në terren duke krijuar një atmosfere që rrallëherë shihen në stadiumet tonë. Mbase një ndeshje e tillë që kishte edhe pjesën humanitare, për faktin se mjetet e tubuar nga ky takim do të shkojnë të të prekurit e përmbysjeve të Shkodrës, i kishte munguar futbollit tonë. Ishin djemtë e kroatit Kuzhe, që vetëm pas katër minuta lojë nëpërmjet Dimitar Bicajt kaluan në epërsi. Mirëpo pas vetëm 15 minuta lojë, kosovari që luan në Suedi, Shpëtim Hasani barazon rezultati në 1-1. Loja e nivelit të mirë vazhdojë edhe pas barazimit të rezultatit, ku të dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi. Kuqezinjtë erdhën sërish në epërsi në minutën e 31-të, kur Gjergji Muzaka shënon nga penalltia, pasi më parë u ndal brenda 16-metërshit nga Gjeraj. Edhe në fraksionin e dytë të lojës u zhvillua futboll të bukur, ndonëse kushtet në terren ishin të vështira, megjithatë futbollistët e të dy ekipeve u angazhuan maksimalisht duke kënaqur publikun e shumte që ishte në tribunat e stadiumit. Dukagjin Gashi më eurogolin e tij në lartësi rreth 30 metra dridhi stadiumin duke barazuar rezultatin në 2-2. Kurse fitoren përzgjedhjes elitare të Shqipërisë, ia siguroi Bekim Bala (90+2), që nga afërsia preku rrejtën e Bytyçit.
Stadiumi i Prishtinës Shikues: mbi 10.000 Shënues: Hasani (31), Gashi (75) për përfaqësuesen e Kosovës, Bicaj (4), Muzaka (31) dhe Bala (90+2) për përzgjedhjen elitare të Shqipërisë Gjyqtarë: Hasani, Berisha, Kepuska Kartonë të verdhë: Muqa, Lila (Shqipëri) PËRFAQËSUSESJA E KOSOVËS: Mushica, Gjeraj, Hoxha, Papuqi, Kukaj, Nallbani, Raskaj, Gashi, Hasani, Zaberxha U aktivizuan : Bytyçi, Leci, Gashi, Duraku, Krasniqi, Zejnullahu dhe Sejdiu Trajner : Albert Bunjaku
Përzgjedhja elitare e Shqipërisë: Lika, Lila, Pisha, Bicaj, Veliu, Muqa, Veliaj, Muzaka, Bakaj, Vila, Bala. U aktivizuan : Moçka, Hoxha, Sefa, Cikaleshi, Roshi dhe Ferraj Trajner : Josip Kuzhe Set as favorite Bookmark Email this Hits: 9617 |