FFK: FIFA duhet ta dije se federata serbe nuk pyetet më për futbollin e Kosovës | ||||
|
Federata e Futbollit Botëror (FIFA), të mërkurën i është përgjigjur Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), lidhur me kërkesën e saj drejtuar Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, për njohjen e Certifikatës ndërkombëtare të transferimeve (ITC). “Më datë 19 mars 2010, KE e FIFA-s ka shqyrtuar sugjerimin e Komitetit për transferimin dhe statusin e lojtarëve të FIFA-s lidhur me transferimin ndërkombëtar të lojtarëve nga Kosova”, është thënë në njoftimin e FFK-së. Sipas këtij njoftimi KE i FIFA-së, do të thërras në mbledhje Federatën e Futbollit të Serbisë (FFS), për të informuar atë lidhur më kërkesën e FFK-së. “Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka vendosur që të thërras në mbledhje FF të Serbisë për t’i informuar ata lidhur me çështjen në fjalë, dhe pas kësaj do të informojë menjëherë FFK-në. FFK-ja i është drejtuar edhe një herë FIFA-s, duke iu kërkuar atyre sqarime lidhur me këtë duke iu potencuar faktin se FF e Serbisë nuk pyetet më për futbollin e Kosovës, e posaçërisht jo pas Pavarësisë së 17 shkurtit 2008”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Përgjigja e FIFA-së, nuk është pëlqyer nga FFK, ndonëse përpjekjet e drejtuesve të FFK-së, për pranim në shtëpinë botëror të futbollit, s’do të ndalën dhe se, sipas tyre duhet gjetur moduli që futbolli i Kosovës, sa më shpjet që është e mundur të futët nënombrellën e FIFA-së.
Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3796 |