HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore / Xamax - Perfaqesuesja Kosoves 0-2
nga AlbaniaSoccer   E diel, 10 Tetor 2010 05:44   pdfShtypEmail
kosovaNë Neuchatel të Zvicrës në stadiumin “La maldiere” u zhvillua ndeshja ndërmjet Xamaxit dhe përfaqësueses së Kosovës, e cila u përmbyll më rezultat 2:0 në të mirë të Kosovës. Gjatë gjithë ndeshjes futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës mbizotëruan dhe me golat e Valdet Rames në minutën e 59-të dhe të Liridon Kukajt në minutën e 72-të, Kosova shënoi një fitore mjafte të rëndësishme. Përkrahje të madhe përfaqësues i ka dhënë edhe prania e ministrit të MKRS-së z. Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë si dhe ambasadorit të Kosovës në Zvicër z. Naim Malaj, por edhe të shumë personaliteteve tjera politike e sportive. Para ndeshjes, në një organizim të veçantë, i është bërë një nderim Ministrit të sportit, Lutfi Haziri, ambasadorit, Naim Malaj dhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri nga presidenti i Xamaxit, Silvio Bernasconi dhe kryetari i qytetit të Xamaxit, ku u shkëmbyen edhe dhurata.

Pas ndeshjes deklaruan:

Fadil Vokrri kryetar i FFK-së

Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe që u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht të zjarrtë sportive e që për këtë duhet falënderuar bashkatdhetarët tanë që gjenden në Zvicër dhe jashtë Zvicrës, të cilët nuk kursyen mund dhe kohë për të na përkrah. Natyrisht një përkrahje e madhe ishte edhe prania e ministrit të MKRS-së z. Lutfi Haziri dhe sekretarit të kësaj ministrie z. Salih Morina. Dua të falënderoj edhe ambasadorin e Kosovës në Zvicër z. Naim Malaj e në veçanti një falënderim i madhe shkon për skuadrën mikpritëse dhe kryetarin e saj Silivio Bernasconi. Sa i përket vet takimit, mendoj se ishte një ndeshje e mirë dhe një test i mirë në rrugën tonë drejt ndërtimit të përfaqësueseje të mirë që do të na prezantojë në arenën ndërkombëtare në një të ardhme të afërt. Kur krejt kësaj t’i shtohet edhe fitorja me duket se i bie si qershia mbi tortë.

Didier, Olle-Nicolle, kryterajner i Xamaxit

Skuadra kishte motiv dhe përkushtim më të madh për lojën përshkak të krenarisë, kishte lojtarë dhe trajner të mirë që kërkonin fitoren. Kemi parë se përkushtimi është pjesë e rëndësishme dhe e parë në futboll, Kapiteni numër 8 ishte i mirë, numri 10 (bëhet fjalë për Valdet Ramen)ishte i mirë . Ky ekip e fitoi ndeshjen, Është vështirë të parashikohet Është fillim i mirë, më duket se kishte përkrahje edhe nga tribunat. UI thash lojatrëve të mijë se këta lojtarë janë teknik dhe janë shumë krenar Nuk dua të humbas por kalova një pasdite të mirë/

Albert Bunjaki, përzgjedhës

“Jam i kënaqur me mundësinë që na është dhënë, siç e dini nuk kemi shumë ndeshje mundësi të luajmë. Çdo ndeshje e shfrytëzojmë për lojë trë mirë. Duhet të punojmë shumë më mirë. Jam i kënaqur me lojën, por duhet të qetësoheni se është vetëm një ndeshje miqësore.

Anjel Raskaj, kapiten skuadrës

Dua të falënderojë Xamaxin për ftesë, për shkak se nuk jemi të pranuar,

Në veçanti dua të falënderoj shikuesit bashkatdhetarët tanë që na kanë përkrah gjatë gjithë ndeshjes. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse gëzimi duhet të vijë pas fitoreve me ekipe të mëdha si kundër Spanja dhe Anglia.

Valdet Rama, shënuesi i golit të parë

Është një gjë pozitive dhe për këtë ndeshje me kënaqësi e kam pritur ftesën e përzgjedhësit, i cili na ka përgatitur mjaft mirë. Kam besuar në fitore, ndërsa jam i gëzuar që shënova sërish për Përfaqësuesen e Kosovës.

Liridon Kukaj, shënuesi i golit të dytë

Mbizotëruam gjatë gjithë ndeshjes dhe ia arritëm që të fitojmë. Jam shumë i lumtur që shënova gol dhe tash jemi në rrugë të mirë që të ndërtojmë një Përfaqësuese të denje.

Neuchatel Xamax – Kosova 0:2 (0:0)

Stadiumi “La Maldaire” Neuchatael

Shikues: afro 4000

Shënues: Rama 59’, Kukaj 72’

N. Xamax: Zh. Bedernik (Kastelan), M. Fachineti (Ripoli), S. Besle (Bise), B. Gua Gua, R. Nuzolo, H. Fausto(Souni), F. Page, S. Kuliq, B. Geiger, F. Mueng, A. Saliaj – Trajner: Didier Olle-Nicola

Kosova: K. Mushica, Sh. Skeraj, L. Leci, A. Dragusha, A. Pepa (Kukaj 70’), K. Nushi (L. Hasani 84’), A. Rashkaj, A. Ramaj (D. Shala 73’), V. Rama (K. Balaj 76’), Sh. Bektashi (Xhaferri 64’), A. Alushi (B. Maliqi 84’)– Trajner: Albert Bunjaki.

Informacion i marre nga z. Fazlli Berisha, zedhenes i FFK-se


busy
komente