HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Përfaqësuesja / Kosova, miqësore me Bursasporin më 27 mars në Prishtinë
nga Yll Begu   E mërkurë, 16 Mars 2011 16:14   pdfShtypEmail
konferenca-ffk-bursaspor1Përfaqësuesja e Kosovës, më 27 mars, do të luajë miqësore me gjigantin turk, Bursaspor, kampion në fuqi i Turqisë. Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, në orën 15:00. Konfirmimin e kësaj miqësoreje e kanë bërë sot në një konferencë për media drejtuesit e FFK-së dhe ata të klubit turk. “Kjo ndeshje do të jetë mjaft e rëndësishme për ne në rrugën drejt ndërkombëtarizimit. Jemi të bindur se më 27 mars do të shndërrohet një spektakël i vërtet i futbollit, pasi edhe hyrja për të gjithë tifozët do të jetë falas. Meqenëse Ministria e Sportit do të ndajë një fond të posaqëm për këtë ndeshje, përzgjedhësi Albert Bunjaki për këtë ndeshje do t’i ftojë futbollistët më të mirë që ka Kosova kudo që luajnë”, deklaroi kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. Nënkryetari i klubit të Bursasporit, Mustafa Jedikardesh, me origjinë shqiptare u shpreh i lumtur që klubi i tij do të paraqitet para futbolldashësve kosovarë. “Për ne do të jetë kënaqësi që të luajmë me Përfaqësuesen e Kosovës. Në këtë ndeshje do të paraqitemi me ekipin më të mirë”, tha Jedikardesh. Ndërkaq ministri, Memli Krasniqi, ardhjen e Bursasporit e ka quajtur si një lajm të mirë për futbolldashësit, por edhe si hap përpara për FFK-në në rrugën e ndërkombëtarizimit. 

busy
komente