Përfaqësuesja / Bunjaki: Për miqësoren me Bursasporin do të ftoj më të mirët | ||||
|
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, është shprehur shumë i lumtur që i është dhënë mundësia që të zhvillojë një ndeshje miqësore në datat e lira të UEFA-s me skuadrën kampione të Turqisë, Bursaspor, më 27 mars. “Kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, nëpërmjet të cilët nëse organizohemi mirë do të dëshmojmë te UEFA e FIFA se jemi të gatshëm për të qenë pjesë e këtyre dy institucioneve. Bursaspori është një skuadër tejet cilësore, prandaj do të bëj çmos që për këtë miqësore të grumbulloj lojtarët më të mirë që luajnë jashtë Kosovës”, tha Bunjaki. Tashmë ai ka kontaktuar me shumë futbollistë dhe që të gjithë e kanë mirëpritur ftesën për këtë miqësore, mirëpo sipas tij tash i mbetet klubeve që të japin dritën e gjelbër. “Meqenëse 27 marsi është një datë e lirë e UEFA-s shpresoj të hasim në mirëkuptimin e klubeve dhe ato t’i lënë të lirë lojtarët për të luajtur në këtë miqësore. Për këtë ndeshje do të ftoj më të mirët. Do të ketë futbollistë që nuk kanë qenë më herët pjesë e përfaqësueses dhe të tillë që kanë luajtur për kombëtar tjera, derisa nga Superliga e Kosovës tash për tash nuk kam ndonjë preferencë”, shtoi Bunjaki. Ai ka bërë të ditur se grumbullimi i përfaqësueses do të bëhet me 24 mars. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3818 |