Përfaqësuesja / Kosova zhgënjen me lojë e rezultat | ||||
|
Përfaqësuesja e Kosovës ka zhgënjyer tifozët me lojën e paraqitur në miqësoren e zhvilluar sot Stadiumin e Qytetit në Prishtinë kundër kampionit të Maqedonisë, Renovës, duke e mbyllur sfidën 0:0. Pas ndeshjes të dy trajnerët e skuadrave kanë fajësuar fushën për lojë të zbehtë dhe mungesë të golave. Nga kjo ndeshje vlen të veçohen goditjet nga Jançeveski (3’), Hyseni (38’) dhe Gaje (89’) për Renovën, si dhe nga V. Rama (9’), Toski (32’), Nushi (51’) dhe Berisha (90’) për Kosovën. “Fusha e papërshtatshme është faktori kryesor që në këtë ndeshje munguan golat. Të dyja skuadrat u angazhuan mjaft dhe patën disa raste të mira të cilat nuk i shfrytëzuan. Mendoj se Përfaqësuesja e Kosovës ka një të ardhme të mirë”, deklaroi trajneri i Renovës, Bylbyl Sokoli. Ndërkaq, trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki theksoi: “Nëse fusha do të ishte më e përshtatshme, atëherë edhe loja do të ishte më e mirë dhe më cilësore. Sidoqoftë, edhe në këto kushte mendoj se është dashur të shfrytëzohen ato raste të cilat u krijuan. Gjithsesi, rezultati nuk ka qenë parësor në këtë ndeshje. Me rëndësi për ne ka qenë që në fund të këtij grumbullimi të luajmë një miqësore”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6401 |