Lilian Thuram : Futbolli i Kosovës, problem politik | ||||
|
“Nuk mund të pohoj se futbolli i Kosovës është i diskriminuar, por them se më shumë është problem politik. Kosova duhet të pranohet në instancat ndërkombëtareâ€, ka thënë francezi Thuram
Fatmir Bytyçi
I veshur në të zeza dhe me mbishkrimin “Kampi Multietnik 2009â€, ish-reprezentuesi i Francës, Lilian Thuram, me iniciativën e Këshillit të Evropës, për herë të parë të martën ka prekur nga afër tokën e shtetit më të ri në botë, Kosovën. Ai në ambientet e “Ringsit†është paraqitur para mediave të shumta. Thuram është pjesë e projektit Sport4Youth. Legjenda e gjallë e futbollit francez, i cili me plot sukses ka milituar në skuadrat e mëdha evropiane, Juventus dhe Barcelonë, në takim me medie ka folur rreth luftës kundër racizmit dhe tejkalimin e armiqësisë dhe diskriminimit mes komuniteteve etnike. “Do të bisedojmë për çështje të rëndësishme, siç është diskriminimi, i cili shpeshherë sjell konflikte të ndryshme me fqinjët. Të gjithë duhet të angazhohemi të ndikojmë në eliminimin e problemeve të natyrave të ndryshmeâ€, ka thënë Thuram, duke shtuar ndërkohë se “Gjeneratat tona duhet t’i mësojnë fëmijët t’u ikin konflikteve të mundshmeâ€. Thuram ka thënë se edhe ai vetë në kohën sa ishte në terren ka ndodhur të diskriminohet. “Për fat të keq të luash në Itali apo Francë, ka çaste kur do të jesh i diskriminuar për shkak të ngjyrës. Kampet e tilla ndikojnë në eliminimin e kësaj dukurie negative. Të gjithë njerëzit jemi njësojë dhe se, të gjithë duhet të jemi të barabartëâ€, ka theksuar Thuram. Ai më pas ka folur edhe për futbollin e Kosovës. I pyetur se a është i diskriminuar futbolli i Kosovës me mospranimin nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s, Thuram është shprehur: “Duhet shikuar se ku qëndron problemi. Mendoj se çështja e futbollit të Kosovës është më shumë problem politikâ€, ka pohuar Thuram, i cili nuk pohoi e as nuk e mohoi se futbolli i Kosovës është i diskriminuar nga instancat ndërkombëtare. “Nuk mund të pohoj se futbolli i Kosovës është i diskriminuar, por them se më shumë është problem politik. Kosova duhet të pranohet në instancat ndërkombëtareâ€, ka thënë Thuram. Thuram i premton Vokrit, se do të angazhohet në sensibilizimin e futbollit të Kosovës
Gjatë qëndrimit të futbollistit të mirënjohur Lilian Thuram në Kosovë, në kuadër të projektit të kampeve multietnike kundër racizmit të martën në orët e vona z. Thuram është takuar me kryetarin e Federatës së Futbolli të Kosovës (FFK)-së z. Fadil Vokrri, i cili shoqërohej edhe nga sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu. “Gjatë këtij takimi shumë të përzemërt, kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri e njohu futbollistin Thuram, i cili tash është edhe kryetar i Fondit për Edukimin kundër Racizmit, për zhvillimin, problemet dhe synimet e futbollit të Kosovës nëpër periudha të ndryshme, veçmas tash në dritën e pavarësimit të Kosovës, duke i kërkuar mysafirit që të përdorë ndikimin dhe miqësinë e tij atje ku ai mundet që ta ndihmojë futbollin e Kosovës që të bëhet sa më shpejt pjesë e botësâ€, është thënë nga zyrtarët e FFK-së. Sipas zyrtarëve të këtij asosacioni sportiv “Lilian Thuram u mahnitë me vullnetin dhe punën e klubeve dhe futbollistëve, e ne veçanti me përkushtimin e kreut të Futbollit të Kosovës, për ta çuar futbollin e Kosovës përpara dhe drejt integrimit në mekanizmat ndërkombëtar. Nga ana e tij, Thuram u premtoi krerëve të futbollit të Kosovës, se tash pasi ka marrë informacione të duhura do të ketë dëshmi të mira që para miqve të tij dhe komunitetit të futbollit të parashtrojë edhe kërkesa që futbolli i Kosovës të bëhet pjesë e Evropës dhe e botësâ€. “Thuram më tej ka thënë, se edhe në detyrën e ambasadorit të paqes do të punojë për ta sensibilizuar çështjen e futbollit aq më parë që gjatë qëndrimit tim këtu hasa në një mikpritje të rrallë dhe pashë një interesim të jashtëzakonshëm për futbollit te fëmijët dhe të rinjtë me të cilët pata rast të takohem. Gjatë takimit po ashtu të dyja palët u zotuan se tash e tutje do të kenë edhe komunikime të formave të ndryshme për të qenë gjithmonë në kontakte të përhershme dhe për të pasur vazhdimisht njohuri të reja për zhvillimin e futbollit të Kosovësâ€, theksojnë zyrtarët e FFK-së.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4365 |