Kosova/ FFK: Politika po ndërhyn dhe po ndikon ne vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s | ||||
|
Komiteti ekzekutiv i UEFA-s mban sot dhe nesër ne Lion te Zvicrës mbledhjen e radhës ku pritet te diskutohet edhe kërkesa e federatës kosovare te futbollit për zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Por sipas mediave kosovare, drejtuesit e FFK nuk presin shume nga FIFA dhe UEFA qe te ndizet drita jeshile ndërsa tashme besojnë se politika po ndërhyn dhe po ndikon ne vendimet e këtyre institucioneve. Sipas sekretarit te federatës kosovare Eroll Salihi FIFA dhe UEFA e dine se Kosova ne një te ardhme te afërt do te behet pjese e tyre por për momentin nuk dëshirojnë te rrezikojnë, ekzistojnë edhe korridore prapa skene FIFA dhe UEFA e kane komplikuar shume rastin e Kosovës pasi asnjëra prej tyre nuk e merr guximin qe te pranoje kërkesën për zhvillimin e ndeshjeve miqësore te kombëtares kosovare E para ishte FIFA qe refuzoi kërkesën e federatës kosovare ne fund te vitit te kaluar ndërsa kishte udhëzuar komitetin ekzekutiv te UEFA te marre një vendim duke ja deleguar këtyre te fundit përgjegjësinë Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6321 |