HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FIFA i lejon Kosovës zhvillimin e miqësoreve ndërkombëtare
nga AlbaniaSoccer   E martë, 22 Maj 2012 22:31   pdfShtypEmail

fifa_logo-newNë Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, kryetari i FFK-së Fadil Vokrri mbajti konferencë me gazetarë, e ku ishin të pranishëm edhe nënkryetari Bekim Haxhiu, sekretari  i përgjithshëm Eroll Salihu dhe zëdhënësi Fazli Berisha. Me këtë rast, kryetari Vokrri i njoftoi gazetarët me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, ku tash e tutje Kosovës i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

“Ky është një hap i madh  drejt pranimit të plotë të futbollit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Ne edhe mbrëmë jozyrtarisht e kemi pasur lajmin, por duhet të ishim tepër të kujdesshëm karshi opinionit. Ndaj sot kemi marrë lajmin zyrtar nga zyra e z. Blatter dhe këtë lajm e kënaqësi po e ndajmë me ju. Në këtë rrugëtim jo të lehtë, bashkë me ne kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë ministri i MKRS-së, z. Memli Krasniqi, i cili vazhdimisht ka qenë me ne në këto përpjekje për të arritur synimet. Pastaj duhet falënderuar një mik timin dhe të FFK-së, z. Jerome Champagne, i cili në vazhdimësi na ka ndihmuar që nga viti 2006, duke qenë për një kohë të gjatë edhe këshilltar i presidentit të FIFA-s Sep Blatter. Duhet falënderuar edhe një mik tjetër tonin z. Ali Shen ish-kryetar i Fenerbahçës që ka lobuar shumë për futbollin e Kosovës. Ndërkaq në veçanti duhet falënderuar vet presidentin e FIFA-s, z. Blatter, i cili personalisht është angazhuar që të arrijmë këtu ku jemi tash për tash. Ky vendimi FIFA-s ka dëshmuar se kjo organizatë është apolitike. Kjo sigurisht nuk do të arrihej pa angazhimin e gjithë atyre që e mbajtën gjallë futbollin e Kosovës që nga pavarësimi e këtej, drejtues të klubeve, donatorë, futbollistë, trajnerë, gjyqtarë dhe adhurues të futbollit.

Duhet falënderuar gjithashtu edhe mediat, të cilat me punën e tyre jo të lehtë kanë pasqyruar, sukseset dhe vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar futbolli i Kosovës. Lejimi i zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare jam i sigurt se do ta ndihmojë edhe procesin e njohjeve për shtetin e Kosovës. Duhet falënderuar edhe Raifeissen Bankën që në këto katër - pesë vite na ka dhënë mbështetje të madhe. Pra, ky lajm është shumë i mirë për të gjithë”, ka thënë z. Fadil Vokrri në fjalën e tij.

Gazetarët kanë adresuar shumë pyetje. Ndër to ishte se a ka kontribuar në këtë drejtim edhe z. Behxhet Pacolli zv.kryeministër i Kosovës. Përgjigja e z. Vokrri ishte se ‘nuk kemi njohuri për një gjë të tillë, por ne do të falënderojmë këdoqoftë që ka kontribuar në çfarëdo mënyre për futbollin e Kosovës’. Ka pasur pyetje se kush mund të jetë rivali i parë i Kosovës, ndërsa z. Vokrri ka thënë se menjëherë do të punohet edhe në këtë drejtim të gjetjes së kundërshtarit. Tash e tutje edhe përfaqësuesja edhe klubet do të mund të zhvillojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare.


busy
komente