Ne fokus/ FIFA fton Serbinë për të folur për Kosovën | ||||
|
FIFA kishte marrë vendim një ditë më parë që t`i lejojë përfaqësueset ndërkombëtare të zhvillojnë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës edhe pse FFK ende nuk është pranuar, ndërsa ky vendim, i konsideruar si hap i madh drejt ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, duket se si gëzim, ka zgjatur shumë pak. Kjo pasi sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, i ka dërguar një letër kryetarit të Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic, në të cilën e fton në takim më 31 maj në ora 13:00 në zyrat e FIFA-s në Zurich, për të diskutuar për implementimin e këtij vendimi. Konkluzonet e këtij takimi, në të cilin pritet të marrë pjesë dhe një përfaqësues i UEFA-s, do të dërgohen në një takim të jashtëzakonshëm të komitetit ekzekutiv të FIFA-s, të planifikuar për datën 4 korrik 2012. Duket se rishqyrtimi i vendimit për lejimin e përfaqësueses së Kosovës për të zhvilluar ndeshjet me të gjitha kombëtaret e tjera anëtare të FIFA-s ka shqetësuar tej mase autoritetet serbe, të cilat me ndihmën e presidentit të UEFA-s, francezit Michel Platini, i cili njihet si admirues i serbëve, kanë arritur që me sukses të shtyjnë implementimin e vendimit dhe ndoshta edhe shfuqizimin e tij. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6041 |