HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FIFA/ Josef Blater, Kosova do te luaje ndeshje miqësore ndërkombëtare
nga AlbaniaSoccer   E premte, 01 Qershor 2012 18:37   pdfShtypEmail

fifa_logo-newPresidenti i FIFA-s Josef Blater edhe njëherë ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën pas takimit me federatën serbe te futbollit dhe UEFA ne Zyrih. Pala serbe shpresonte qe FIFA te anulonte vendimin e komitetit ekzekutiv te 22 majit qe i lejonte Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare me pretendimin se kjo qe do te kishte pasoja jo vetëm për futbollin e tyre por për gjithë rajonin.

Pala serbe mbrohej edhe nga UEFA e cila nëpërmjet presidentit te saj Mishel Platini e quante këtë vendim si politik pasi Kosova nuk ishte anëtare e OKB. Por presidenti i FIFA, Josef Blater, kishte mbyllur këtë diskutim qe disa dite me pare kur deklaroi se shpresonte se vendimi i FIFA do te përshpejtonte fushatën e Kosovës për anëtarësim te plote ne organet qeverisëse te futbollit ndërkombëtar. Pasi ka humbur këtë beteje federata serbe e futbollit është munduar te shfajësohet ne faqen e saj zyrtare duke deklaruar se është rene dakord qe te gjitha palët te vazhdojnë diskutimet për këtë çështje dhe se Kosova nuk do te pranohet ne UEFA dhe FIFA deri ne momentin qe ka këtë status. Nder kohe i gjithë problemi sipas presidentit Blater mbetet te modalitetet e këtij vendimi ku do ti zhvilloje takimet ndërkombëtare miqësore kombëtarja kosovare ne Prishtine apo jashtë vendit. Për këtë qellim FIFA ka paralajmëruar edhe një tjetër takim te komitetit ekzukitiv te saj ne Zyrih ne 29 qershor.


busy
komente