HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Perfundon stervitja 3 ditoree Kombetares
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 16 Nentor 2009 12:35   pdfShtypEmail

albert_bunjaku_kosovaTë dielën ka përfunduar kampi treditorë i Përfaqësueses “A”, të Kosovës në Futboll, ku për tri ditë përzgjedhësi Albert Bunjaku me bashkëpunëtorët e tij, me përpikëri kanë zbatuar programin stërvitor të paraparë për këtë kamp. Në fokus të këtyre seancave stërvitore sipas një programi bashkëkohor të përzgjedhësit Bunjaku, në radhë të parë ishin pasimet dhe pranimet e shpejta të topit, loja sulmuese por edhe ajo në mbrojtje. Janë aplikuar edhe sistemet 4-3-3 dhe 4-3-2-1 me përparësitë dhe mangësitë që kanë këto suksese, duke u futur në debat edhe vet futbollistët. Në ditën e dytë është mbajtur edhe një këshillim mjaft domethënës me trajnerë të skuadrave elite dhe të ligës së parë që ku tema kryesore kanë qenë: Intensiviteti i lojës në futboll, rëndësia e testimeve fizike dhe si të rritet intensiviteti i lojës në ligat e Kosovës, si dhe ushtrimet e fuqisë fizike. Gjithashtu është mbajtur takim edhe me përgjegjësit (trajnerët) rajonal që do të bëjnë përzgjedhjen e futbollistëve U-15 që është një hap drejt krijimit të Përfaqësueses U-15 të Kosovës.

Përzgjedhësi Bunjaku dhe bashkëpunëtorët e tij pas përfundimit të kampit janë shprehur mjaft të kënaqur me punën, disiplinën dhe vullnetin e futbollistëve për punë dhe për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

 
Fatmir Bytyçi


busy
komente