HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Fatos Beqiraj, shume prane kalimit ne ekip te ri!
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 18 Janar 2010 12:26   pdfShtypEmail

fatos_beqirajIsh-sulmuesi i Besës së Pejës, aktualisht anëtar i skuadrës së njohur Buduçnosti të Malit të Zi, Fatos Beqiraj, ka thënë të se është afër transferimit në futbollin evropian.

Skuadrat e mëdha evropiane Benfika, Braga, Sevilla e Atletiko Madrid kërkojnë shërbimet e pejanit Beqiraj, i cili ka pohuar se misioni i tij në Buduçnos ka marrë fund dhe se, vetëm pritet të zyrtarizohet marrëveshja me skuadrën e re.

“90% do të largohem nga Buduçnosti. Negociatat me skuadrat që më kërkojnë po rrjedhin mirë. Besoj se në fund të janarit do të transferohem në futbollin ndërkombëtar”, ka thënë sulmuesi pejan, Beqiraj.

“Janë duke u zhvilluar negociata me skuadrat e mëdha si Benfika, Braga, Sevilla e Atletiko Madrid. Po në këtë vallë kanë hyrë edhe disa skuadra të tjera evropiane. Bëhet fjalë për skuadra nga Gjermania e Turqia, mirëpo tash për tash nuk mund t’i bëj publike emrat e tyre. Bazuar në rrjedhjen e negociatave, në fund të këtij muaji do të bëhem me skuadër të re”.

 

Beqiraj, i cili me sukses ka luajtur dy vjet me Buduçnostin, ka falënderuar skuadrën malazeze. Ai ka theksuar se tashmë ka ardhur koha të realizohet ëndrra e tij.  

“Ëndrra ime, që një ditë të transferohem në një klub të madh evropian, sipas të gjitha gjasave, po bëhet realitet. Falënderoj skuadrën e Buduçnostit për pritjen që më ka bërë nga koha kur kam ardhur në këtë ekip. Kam kaluar mirë këta dy vjet në Mal të Zi. Besoj se kam dhënë kontribut të çmueshëm në sukseset e kësaj skuadre. Jam i bindur se edhe ‘aventura’ ime e parë ndërkombëtare do të jetë e suksesshme. Jam i përgatitur mirë për çdo sfidë”, ka përfunduar sulmuesi pejan Fatos Beqiraj.


Fatmir Bytyçi


busy
komente