Bardhyl Kaçiu prane Alemania Aachen! | ||||
|
Skuadra Alemannia Aachen është afër të triumfojë në garën për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit Bardhyl Kaçiu. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë mesfushori prishtinas Bardhyl Kaçiu. “Jam në bisedime me shumë skuadra të Ligës së Dytë Gjermane, por Alemannia Aachen me gjasë do të jetë skuadra ime e re. Me këtë skuadër të shtunën në një takim miqësor kam zhvilluar 45 minuta. Çdo gjë ishte perfekt”, ka thënë Bardhyl Kaçiu. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll ka bërë të ditur se të enjten edhe zyrtarisht do të dihet e ardhmja e tij. Por, paraprakisht, ai duhet ta djersitë fanellën mirë kundër Leverekusenit për t’ia mbushur syrin drejtuesve të skuadrës gjermane. “Alemannia Aachen të mërkurën do të takohet me Leverkusenin. Pas këtij takimi do të vendoset për të ardhmen time. Jam i vetëdijshëm se çfarë më pret nga kjo përballje, por jam i gatshëm ta jap maksimumin”, ka shtuar Kaçiu, i cili është i bindur se e ardhmja e tij është në Alemannia Aachen. Për shërbimet e ish-mesfushorit të Prishtinës janë të interesuara edhe skuadrat Duisburg, FSV Frankfurt dhe Energie Cottbus. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3892 |