Fatos Beqiraj, ylli që po shndrit | ||||
|
Fatos Beqiraj ka lindur më 5. 5. 1988 në fshatin Radac të Komunës së Pejës. Sulmuesi ka dy motra dhe një vëlla. Ka filluar të merret me futboll në moshën 11-vjeçare, por këtë lojë ai e kishte në zëmër që në fëmijëri. Ëndrra e të riut nga Rrafshi i Dukagjinit ka qenë të bëjë karrierë të bujshme, e cila po i plotësohet çdo ditë e më shumë. Edhe pse idhuj të tij kanë qenë dhe mbeten Ronaldo dhe Zinedin Zidane, veten s’preferon ta krahasoj me ta. Besa - “shtëpia†e parë e Beqirajt Kushtet ekonomike në familjen e Fatosit ishin të rënda si në shumë familje të tjera shqiptare. Djaloshi i ri nga Rrafshi i Dukagjinit kishte probleme të mëdha për t’i zhvilluar seancat stërvitore, por asnjëherë s’u dorëzua. “Shtëpia†e parë e tij ishte KF Besa nga Peja. Ai këtu filloi si pionier, më vonë kaloi në kategorinë e kadetëve. Katër vjet qëndroi në skuadrën e Besës, pastaj kaloi te skuadra lokale Shqiponja. “Me futboll kam filluar të merrem në moshën 11-vjeçare. Së pari u angazhova në Besë si pionier, më vonë si kadet. Kur i mbusha 15 vjet kalova në KF Shqiponja, fillimisht si junior, më vonë si seniorâ€, tregon Fatosi. Suksesi i parë i djaloshit, që më vonë do të shndërrohet në tmerr për portat kundërshtare, ishte me skuadrën e Shqiponjës në ligën e parë të Kosovës. Ai e ndihmoi këtë skuadër të inkuadrohet në Superligë, duke shënuar 18 gola në këtë edicion. Skuadra e tij në 32 ndeshje pësoi vetëm një herë, barazoi katër herë, kurse 27 lojëra i fitoi. Pas shkëlqimit i vijnë ofertat Pas suksesit të madh me skuadrën e Shqiponjës, sulmuesi ra në sytë e skuadrave më të mëdha në Kosovë si: Besa, Prishtina, Hysi dhe Flamurtari. Por Fatosi vendosi t’i qëndrojë besnik vendlindjes. Ai ndërroi skuadrën por jo edhe qytetin. Një fakt interesant është se sulmuesit të lindur në Radac nuk i bën përshtypje aspak numri në fanellë. Ai thotë që në tri klube ka bartur numra të ndryshëm. Fatosi, edhe pse është shndërruar në një yll në futbollin malazez, ka thënë se raportet me futbollistët e ish-skuadrës së tij, Besës, asnjëherë nuk kanë pushuar. Beqiraj e ka vlerësuar sulmuesin e Besës, Haxhi Zekën, ndër më të mirët në futbollin e pas luftës. “Ka shumë futbollistë, por Haxhi Zeka është një ndër lojtarët më konstant dhe më të mirë në futbollin e pas luftësâ€, ka thënë për ish-tandemin në sulmin e Besës, Beqiraj.  Kalimi në Buduçnost Vetëm dy javë i janë dashur sulmuesit kosovar t’i bindë drejtuesit e skuadrës së Buduçnostit. Ai në këtë skuadër shkoi për prova me insistimin e ish-trajnerit të Shqiponjës, Miftar Rama. Ndërsa kampionati i fundit ka qenë më i suksesshmi për shtatlartin Beqiraj, pasi shënoi 18 gola në kampionat dhe 7 në Kupë. Mirëpo ai ka debutuar edhe me kombëtaren A të Malit të Zi. Beqiraj edhe në sytë e Interit Pas paraqitjeve dinjitoze me skuadrën e Buduçnostit, ofertat drejt sulmuesit u shtuan dukshëm, këtë herë nga skuadrat gjigande të Evropës, ndër të cilat nga skuadra kampione e Italisë, Inter. “Është një ndjenjë e veçantë kur dëgjon se skuadrat e mëdha interesohen për ty. Këto oferta më japin shtytje të punoj më shumë dhe të transferohem në një klub të madhâ€, ka thënë Fatosi, të cilin pandërprerë e kërkojnë edhe Dinamo e Zagrebit dhe Hajduku i Splitit. Jeta në Mal të Zi dhe vizitat në Kosovë “Kam shumë pak kohë të lirë. Po përpiqem që sa më shpesh ta vizitoj familjen time në Radac dhe shoqërinëâ€, thotë Fatosi, duke treguar se është befasuar me pritjet dhe përkrahjen gjatë gjithë kohës që i është bërë nga drejtuesit dhe tifozët e skuadrës së Buduçnostit. Sipas sulmuesit, që ka rënë në sytë e skuadrave të mëdha evropiane, qyteti i Podgoricës është shumë i lidhur me futbollin. Asnjë lojë nuk mund të ikë pa e shikuar i madh e i vogël. Mundësia e largimit dhe të hollat e fituara Ish-sulmuesi i Besës dhe Shqiponjës, Fatos Beqiraj, pas ofertave të shumta, nuk është edhe aq i kënaqur me pagën që merr në Mal të Zi. “Futbolli në Mal të Zi nuk ka shumë të holla sa mendohet. Këtu mund të fitosh për të bërë një jetë mesatareâ€, ka thënë Fatosi, i cili ende është lojtar i skuadrës së Buduçnostit, por mendon që në një të ardhme të afërt të bëjë një transferim të madh në Evropë. Dashuria... Edhe pse Fatosi ka mbushur 21 pranvera, nuk preferon shumë të flasë rreth jetës private. Ai thotë që në rend të parë është karriera, por dhe është i dashuruar në vajza shqiptare. Një ditë mendon “ta rrëmbejë†një nga to. Raportet me mediet Raportet me mediet malazeze janë të shkëlqyeshme. Beqiraj ia di për ndër medieve të Kosovës që mundohen t’i paraqesin sa më shumë arritjet e tij. “Raportet me mediet janë shumë të mira në Mal Zi. Gjithashtu edhe me mediet në Kosovë. Unë ju falënderona të gjitha medieve në Kosovë që mundohen sa më shumë t’i paraqesin të arriturat e mia. Nëpërmjet medieve unë disi jam edhe me afër vendlindjesâ€, ka thënë në fund Beqiraj. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7374 |