HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Haxhi Zeka: Synojme titullin dhe Kupen!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 26 Janar 2010 11:49   pdfShtypEmail

haxhi_zekaSynimet e skuadrës së KF Besës kanë ndryshuar në këtë afat kalimtar. Përderisa në stinorin vjeshtor Kupa ishte synimi i vetëm, tash kjo skuadër ka rikthyer sytë edhe nga lufta për titull të kampiones.

Sipas kapitenit Haxhi Zeka, i gjithë ky ndryshim ka ardhur si pasojë e rikthimit në skuadër të Fetim Kasapit dhe Agron Cacajt, dhe moslargimit të mesfushorit Blerim Hysenlekaj.

“Me rikthimin e Kasapit dhe Cacajt dhe me mbetjen në skuadër të Blerim Hysen Lekajt, skuadra e Besës do të luftojë në dy frontet: për titull të kampiones dhe për Kupë”, ka thënë Zeka, i cili ka bërë të ditur edhe favoritet e mundshme për ta fituar titullin e kampiones.

“Kampionati do të jetë interesant pasi skuadrat janë përforcuar me futbollistë cilësorë. Sipas meje, Trepça është favorite kryesore për ta fituar titullin. Ndërsa edhe ne, Hysi, Prishtina dhe Liria jemi në këtë garë”.

Dhjetëshja e skuadrës pejane ka besim se futbollistët e rikthyer në skuadër do t’i japin më shumë siguri lojës së Besës. Ai ka shprehur mendimin se tash lufta për epitetin e golashënuesit do të jetë më e lehtë, pasi do të luajë në vijën e parë të sulmit.

“Futbollistët e rikthyer janë të dëshmuar. Me ta do të sjellim një siguri më të madhe në lojën tonë. Gjithashtu edhe unë do të kam rastin të luaj në pozitën time të preferuar dhe të shënoj shumë gola. Në fund të kampionatit besoj se do të shpallem golashënuesi më i mirë”, ka shtuar ai.

Skuadra e Besës kampionatin e ka mbyllur në pozitën e gjashtë, me 25 pikë.

Veton Zymberi


busy
komente