HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Krenar Kosumi, "aventura" e pare ne Shqiperi!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 26 Janar 2010 11:51   pdfShtypEmail

krenar_kasumi_thumbSulmuesi kosovar, Krenar Kosumi, është afër marrëveshjes me skuadrën e Teutës nga Durrësi. Kosumi ka disa ditë që është në prova te kjo skuadër e njohur shqiptare dhe se, sipas tij, ai pritet që shumë shpejt ta firmosë kontratën me drejtuesit e skuadrës durrsake. Ish-sulmuesi i disa skuadrave elitare të Kosovës, Krenar Kosumi, ka thënë të hënën se ka shume mundesi të bëhet pjesë e skuadrës së Durrësit. Sipas tij, provat në këtë skuadër po kalojnë me sukses dhe se, deri në fund të muajit ai do të firmosë për ekip nga Durrësi.    

“Provat në ekipin e Teutës po shkojnë mirë. Qysh në ndeshjen e parë miqësor kam shënuar gola dhe se, drejtuesit e klubit deri tash janë të kënaqur me potencialin tim”, ka thënë Kosumi, duke shtuar ndërkohë se “Besoj se deri më 31 janar do të merremi vesh. 90% do të arrij marrëveshje me drejtuesit e kësaj skuadre”.

Kosumi ka pohuar se do të ishte i kënaqur nëse do të arrihet marrëveshja me Teutën, madje ka thënë se kjo skuadër ka kushte të mira dhe se, sipas tij, gjithçka në këtë ekip ecën mirë.

“Shpresoj që Teuta do të jetë “aventura” ime e parë në futbollin e Shqipërisë. Futbolli këtu është më i mirë se futbolli që luhet në Kosovë, prandaj do të isha i kënaqur që karrierën time ta vazhdoj në Shqipëri”, ka theksuar Kosumi.

Fatmir Bytyçi


busy
komente