Karlsruhe, “Fisheku” i fundit per Bardhyl Kaciun | ||||
|
Mesfushorit Bardhyl Kaçiut i ka mbetur vetëm edhe “fisheku” i fundit për të gjetur angazhim në ndonjë skuadër gjermane. Ai sot (e enjte) pritet të marrë konfirmimin nga drejtuesit e skuadrës së Karlsruhes, se a do të provohet në këtë skuadër gjatë këtij afati kalimtar. Sipas mesfushorit, ekziston rreziku që të mos gjejë skuadër gjatë këtij afati kalimtar, pasi thuajse të gjitha skuadrat janë të kompletuara për stinorin pranveror. “Mund të provohem te skuadra e Karlsruhes, por çdo gjë do të dihet të këto dy ditë. Mund të mos gjej angazhim në këtë afat kalimtar, pasi shumica e skuadrave i kanë përfunduar përgatitjet jashtë vendit. Veçse është shumë vështirë të gjesh ekip që kërkon mesfushorë qendre”, ka thënë Bardhyl Kaçiu. Ish-mesfushori i Prishtinës ka treguar edhe arsyen e mosarritjes së një marrëveshje me skuadrën e Almenia Achenit. “Drejtuesit e Almenia Achenit kanë pyetur për kontratën time. Pasi kanë marrë vesh se kam kontratë edhe për gjashtë muaj, janë larguar. Ata s’janë të interesuar të paguajnë dëmshpërblim”, ka shtuar Kaçiu.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3138 |