HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Liria - Prishtina 3-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 24 Gusht 2009 06:03   pdfShtypEmail

prishtina_liriaKampionët ranë në “Përparim Thaçi” 

Liria e Prizrenit, më dygolëshin e futbollistit Fatih Karahoda, dhe një gol të shënuar nga Patrik Doqi, ka mundur kampionen në fuqi, Prishtinën 3:0, të shtunën në “Përparim Thaçi” te Prizrenit. Derbi i rivaleve të vjetra, Lirisë dhe Prishtinës, është zhvilluar në një atmosferë të bukur sportive të cilën e krijuan mbi 5 000 tifozë, kryesisht tifozë të skuadrës vendëse. “Bardhëkaltrit”, pas humbjes ndaj Trepçës, një javë më parë, janë thyer keq edhe në ballafaqim më të rikthyerin ne elitën e futbollit tonë, Lirinë. 45-minutëshi i parë, ka kaluar me dominimin e prizrenasve në terren, duke krijuar disa raste të mira për shënim, por të cilat nuk ia dolën t’i konkretizojnë sulmuesit e tyre. Në fraksionin e dytë kryeqytetasit mirën e nisen lojën duke rrezikuar portën e Lirisë, por pa sukses. Vendësit gëzimin e parë e prekin në minutën e 53-të, kur Karahoda shënon pas goditje se Doçit nga gjuajtja e lirë. Epërsinë prej 2-0, e ngriti Doçi i disponuar për lojë, i cili nga gjuajtja e lire rreth 25 metra prek rrjetën e Statovcit. Kur pritej se kampionët do të kthehen në lojë dhe të paktën të rrezikojnë portën e Lirisë, ata pësojnë edhe golin e tretë të cilën e realizoi sërish Karahoda (82). Djelmoshat e Erdogan Celinës, shijuan fitoren e parë në këtë kampionat pas barazimit në javën e parë në Skenderaj më Drenicën, ndërsa Prishtina pësoi humbjen dytë më radhë. 

Deklaruan pas lojës: 

Erdogan Celina, trajner i Lirisë: “Ka qenë lojë e fortë ashtu siç e kemi pritur. Në pjesën e parë nuk mundëm të shënojmë për shkak të temperaturave të larta, por në pjesën e dytë ia dolëm të realizojmë gola. Kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe mundi jonë u shpagua”. 

Besnik Kollari, trajner i Prishtinës: “Në pjesën e parë ishte një lojë e barabartë. Krijuam një rast që nuk ia dolëm të konkretizojmë më gol. Në pjesën e dytë e dinim rrezikun që na kanosje, nuk ishim të kujdesshëm, kështu që pësuam golin e parë, e më pas ritmi i lojës sonë ra. Na mbetet që në takimet e radhës të përmirësohemi”.

Liria - Prishtina 3:0

Stadiumi “Përparim Thaci”

Shikues: mbi 5 000

Gjyqtarë: M. Ferati, G. Shala, A. Latifi

Shënues: Karahoda (53’, 82’), Doçi (68’)

Kartonë i verdhë: Duraku, Doqi (Liria), Dajaku, Ibrahimi (Prishtina).

Kartoni i kuq: Driton Vokshi (Prishtina)    

Liria: Ruxhi, Qarkaxhija, Kabashi, Duraku, Xhananoviq, Krusha, Doçi (Qabrati), Mullallari, Nikollaj (Guci), Isaja (Sulollari)  

Prishtina:  Statovci, Idrizi,Vokshi, Krasniqi, Kuka, Kozhani, Maliqi, Dajaku (Hasani), Ibrahimi (Skeraj), Llumnica, Fazliu.


Fatmir Bytyçi


busy
komente