HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kosova/“Shkundja e plakave” nervozon futbollistët dhe...
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 11 Mars 2010 15:35   pdfShtypEmail

bore_ne_erseke_thumbDëbora e fundit, që në Kosovë njihet si “shkundja e plakave”, nuk ka ndikuar vetëm në shtyrjen e fillimit të stinorit pranveror, por edhe në nxjerrjen e “harapallakut” të stadiumeve të futbollit dhe nervozizmin e disa futbollistëve.

Mesfushori i KEK-ut, Virtyt Hashani, ka qenë ndër më të nervozuarit nga futbollistët. Ai ka thënë se këto shtyrje janë vërtet të mërzitshme për futbollistët të cilët me padurim e kanë pritur fillimin e stinorit pranveror.

“Shumë keq që është shtyrë kampionati. Kjo kohë futbollistëve është duke u shkaktuar monotoni. Përgatitjet që kemi bërë gjatë fazës përgatitore kanë shkuar huq. Shpresoj se kjo s’do të ndodhë më”, ka thënë Hashani.

Ashtu si mesfushori i KEK-ut, edhe mbrojtësi i KF Hysit, Fisnik Papuci, ka shprehur nervozizëm për shtyrjen e stinorit pranveror.

“Do Zoti dhe fillon të dielën. Kjo nuk është hera e parë që në Kosovë shtyhet kampionati. Përgatitjet që jemi duke i bërë që dy muaj e gjysmë nuk kanë kurrfarë efekti”, ka thënë Papuci.


Vokshi: Nuk është dashur të shtyhet

Sulmuesi i Besës nga Peja, Krenar Vokshi, nuk e ka përkrahur vendimin për shtyrjen e fillimit të stinorit pranveror. Vokshi ka shprehur mendimin se është dashur të ketë shtyrje të ndeshjeve vetëm në ato stadiume që nuk i kanë plotësuar kushtet për lojë.

“Nuk është dashur të shtyhet fillimi i kampionatit. Është dashur të anulohen ndeshjet të cilat kanë pasur të zhvillohen në stadiumet të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet për lojë. Këto ndeshje është dashur të zhvillohen në kohën kur takimet e Kupës nuk kanë qenë në orar. Stadiumi ynë të dielën e kaluar ka qenë i gatshëm për lojë, kurse tash nuk është. Besoj se në fundjavë do të fillojë stinori pranveror”, ka thënë Vokshi.

Fazliu: Shtyrja s’ndikon në formën e futbollistëve

Ndryshe, sulmuesi i FC Prishtinës, Astrit Fazliu, ka shprehur mendimin se shtyrja ka qenë vendim i duhur. Sipas Fazliut, kjo s’do të ndikojë aspak në formën e futbollistëve.  “Unë nuk pajtohem se shtyrja e kampionatit do të ndikojë në formën e futbollistëve. Ky është vendim i duhur. Dhe nëse kushtet atmosferike vazhdojnë të jenë kështu, është mirë që të shtyhet përsëri”, ka thënë Fazliu, i cili ka shtuar: “Shtyrja është pozitive, për faktin se shumë futbollistë kanë mundur të lëndohen, pasi stadiumet tona dihet se në çfarë gjendje janë”.

Baliqi: Infrastruktura në Kosovë, në gjendje të mjerueshme

Mesfushori i skuadrës lidere në stinorin vjeshtor, Emin Baliqi, duke e quajtur të drejtë vendimin për shtyrjen e kampionatit, ka thënë se kjo shtyrje u ka konvenuar disa skuadrave të cilat e kanë infrastrukturën më të dobët. Sipas mesfushorit, skuadra e Trepçës dhe disa skuadra të tjera nuk e kanë pasur problem fillimin e kampionatit, pasi kanë edhe stadiume shtesë.

“Ne së bashku me skuadrën e Hysit dhe atë të KEK-ut nuk e kemi pasur problem ta fillojmë kampionatin, pasi kemi edhe terrene ndihmëse. Mirëpo, shtyrja e fillimit të edicionit pranveror ka qenë shumë e dobishme për disa skuadra të cilat nuk kanë stadiume ndihmëse. Infrastruktura te ne është në gjendje të mjerueshme. Shpresoj se nuk do të ketë më shtyrje”, ka thënë Baliqi.

Veton Zymberi

 

 


busy
komente