HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ertan Hasan : Prishtinën e mban gjallë emri, asgjë tjetër
nga AlbaniaSoccer   E premte, 12 Mars 2010 16:10   pdfShtypEmail

ertan hasan“Po sikur skuadra e Prishtinës të ishte siç ka qenë dikur, nuk do të transferohesha në ndonjë klub tjetër. Të them sinqerisht, Prishtinës i ka mbetur vetëm emri, asgjë tjetër”, kështu është arsyetuar sulmuesi i Vëllaznimit, Ertan Hasan, për deklaratën që kishte dhënë në kohën kur ishte pjesë e skuadrës së Shkëndijës nga Tetova se, përveç Prishtinës, në asnjë skuadër tjetër kosovare nuk ka shans të luajë.

Sulmuesi shkupjan ka thënë se po ndihet mirë në skuadrën gjakovare dhe se gjasat për ta vazhduar kontratën me këtë skuadër janë të mëdha.

“Kam arritur marrëveshje me Vëllaznimin për gjashtë muaj. Këtu po kaloj mirë, dhe po fitoj më shumë se në Prishtinë. Mundësia për ta vazhduar marrëveshjen me këtë skuadër është e madhe. Nuk kam arsye të largohem nga Gjakova”, ka thënë Hasan, duke shtuar se “Skuadra e Vëllaznimit, pavarësisht formës së dobët që ka treguar në stinorin vjeshtor, ka cilësi dhe traditë për të qenë pjesë e elitës së futbollit të Kosovës edhe në kampionatin e ardhshëm. Kjo skuadër është përforcuar mjaft në afatin kalimtar. Sigurisht se mbijetesa nuk do të jetë problem i madh”.

Ertan Hasan u rikthye në skuadrën e Prishtinës, por nuk arriti të lërë gjurmë përsëri në këtë skuadër. Ai u largua pasi repartit të sulmit të kësaj skuadre gjatë afatit kalimtar të dimrit iu shtuan edhe dy sulmues: Faton Zejnullahu dhe amerikani Haggai Leboo.

Veton Zymberi


busy
komente