HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Afrim Toverlani : Rruga për në elitë, e hapur
nga AlbaniaSoccer   E premte, 19 Mars 2010 16:53   pdfShtypEmail

afrim_toverlani_380461282I pari i bankinës së Trepçës ’89, Afrim Tovëlani, ka thënë se ndihet i lumtur që skuadra e tij e ka nisur me fitore pjesën e dytë të garave.

“Minatorët” në hapje të këtij stinori kanë fituar derbin ndaj Ballkanit, duke bërë një hap të madh në rrugën drejt elitës së futbollit tonë.

Trajneri i kësaj skuadre, Afrim Tovërlani, ka thënë se rëndësia e madhe e pikëve në këtë takim ka bërë që ndeshja të mos jetë edhe aq e bukur. Tovërlani ka thënë se trepikëshi i fituar ndaj Ballkanit, është fillim i mbarë për sfidat e radhës që e presin ekipin mitrovicas.

“Pesha e lojës dhe rëndësia e pikëve ka bërë që kjo ndeshje të mos japë lojën që mund të shfaqin këto dy skuadra. Megjithatë, jam i kënaqur për angazhimin e lojtarëve, sidomos me trepikëshin e fituar”, ka thënë Tovërlani.

“Pavarësisht fitores, ende duhet të punojmë, për arsye se na presin edhe shumë sfida të tjera. Jam shumë i lumtur që stinorin e kemi nisur me fitore. Ky trepikësh na motivon edhe më shumë për ndeshjet e radhës”, ka thënë trajneri i Trepçës ’89, Afrim Tovërlani.

Sipas timonierit Afrim Tovërlani, skuadra e tij kërkon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Ai beson se të përzgjedhurit e tij mund t’i arrijnë objektivat e klubit.

“Në Mitrovicë kam ardhur për ta rikthyer Trepçën ’89 në elitën e futbollit të Kosovës. Është zhvilluar vetëm xhiroja e parë pranverore dhe se, ka edhe shumë ndeshje të tjera që do të zhvillohen. Kështu që, gara për kreun e tabelës është e hapur. Janë shtatë skuadra që ndjekin kreun e tabelës, por besoj se ne do ta arrijmë qëllimin tonë: rikthimin në Superligë”, ka thënë Tovërlani.

Fatmir Bytyci


busy
komente