Genc Hyseni / Kroacia dhe Ukraina synimet e mija! | ||||
|
Qëndrimi i sulmuesit kosovar, Genc Hyseni, në skuadrën e Teteksit është shumë i vështirë, pasi sulmuesi korpulent synon të transferohet në një ligë më të fortë se ajo e Maqedonisë. Hyseni ka thënë se, me gjithë faktin se skuadra aktuale ka synime të mëdha, liga kroate dhe ajo ukrainase vazhdojnë të mbesin pikësynime të tij. “Edhe pse skuadra e Teteksit ka synime të mëdha, nuk besoj se do të qëndroj më shumë sesa kam kontratë. Sponsori i kësaj skuadre është menaxher i zoti. Ai është duke punuar që unë të provohem në një skuadër të ligës së parë të Kroacisë dhe një të Ukrainës”, ka thënë Genc Hyseni. Sulmuesi me prejardhje nga Ferizaj ka bërë me dije edhe një fakt tejet interesant, se është shumë lehtë të depërtohet nga Maqedonia për në ligat e tjera, kurse nga Shqipëria shumë më vështirë. “Jam larguar nga futbolli shqiptar pasi është vështirë të kalohet në një ligë tjetër. Në Shqipëri ka më shumë dallavere, ndërsa nga Maqedonia është shumë më lehtë të gjesh angazhim në një ligë cilësore”, ka shtuar ai. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3305 |