Futboll / Aktuale në KF Hysi | ||||
|
Shkarkohet Prekazi, Morina e Ademi drejtojnë skuadrën përkohësisht "Ne mbledhjen e kryesise te mbajtur te henen eshte shkarkuar trajneri Luan Prekazi.Nderkaq skuadren deri ne zgjedhejn e trajnerit te ri do ta drejtoje Fadil Ademi dhe Arbnor Morina"ka thene Afrim Macula zyrtar i klubit Prishtinë, 13 prill - Trajneri i Hysit, Luan Prekazi, të hënën zyrtarisht është shkarkuar nga posti i Shefit të Shtabit Teknik. Rezultatet jo të mira të skuadrës së Hysit kanë ndikuar që drejtuesit e kësaj skuadre ta shkarkojnë Prekazin. Ndërkohë, skuadrën përkohësisht do ta drejtojnë Fadil Ademi, ish-ndihmëstrajner i Prekazit dhe Arbnor Morina, drejtor sportiv i klubit.“Në mbledhjen e kryesisë së klubit të mbajtur të hënën është shkarkuar trajneri Luan Prekazi. Shkarkimi i Prekazit ka ardhur pas rezultateve jo të mira, madje skuadra nën drejtimin e tij s’ka fituar asnjë ndeshje në sezonin pranveror. Ndërkaq, skuadrën deri në zgjedhjen e trajnerit të ri do ta drejtojnë Fadil Ademi dhe Arbnor Morina”, ka thënë Afrim Macula zyrtar i klubit. Sipas Maculës, klubi edhe zyrtarisht ka suspenduar futbollistin Bashkim Ahmetin.“Kryesia e klubit zyrtarisht ka suspenduar futbollistin Bashkim Ahmetin, për shkak të mosdisiplinës në skuadër. Ahmeti ka kontratë me klubin deri në fund të garave të këtij edicioni dhe suspendimi mbetet në fuqi deri në fund të kampionatit”, tha Macula. Ndryshimet në klub kanë ardhur pas humbjes së Hysit në shtëpi të vet nga Kosova e Vushtrrisë 1:2, të dielën që lamë pas, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Javës së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll. Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2465 |