HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Në ketë fundjavë zhvillohen takimet e xhiros së 26-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll
nga AlbaniaSoccer   E premte, 23 Prill 2010 15:56   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesVEÇ PËR TRI PIKË

“Jemi përgatit maksimalisht gjatë terë javës që ta mposhtim Prishtinën. Jemi të vetdijshëm se do të jetë shumë vështirë, pasi kundërshtari ynë është shumë i fortë dhe në takimet e fundit ka treguar formë të mirë, por me mbështetjen e tifozëve ‘Shqiponjat e Zeza’ pikët do të mbesin në Skenderaj”, ka thënë Premton Muja

Prishtinë, 23 prill - Skuadra e Drenicës dhe kampionia aktuale, Prishtina do ta ballafaqohen të shtunën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në kuadër të Javës së 26-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll.

Sulmuesi i Drenicës, Premton Muja, i pakënaqur me disfatën e pësuar në xhiron e fundit nga Trepça, ka thënë të premten se skuadra e tij është përgatitur gjatë gjithë javës për ta mposhtur skuadrën nga kryeqyteti.

“Jemi përgatit maksimalisht gjatë terë javës që ta mposhtim Prishtinën. Jemi të vetdijshëm se do të jetë shumë vështirë, pasi kundërshtari ynë është shumë i fortë dhe në takimet e fundit ka treguar formë të mirë, por me mbështetjen e tifozëve ‘Shqiponjat e Zeza’ pikët do të mbesin në Skenderaj”, ka thënë Premton Muja, i cili ka premtuar që edhe kësaj radhe do t’i shënoj skuadrës së Prishtinës.

Ndërsa në anën tjetër edhe sulmuesi i Prishtinës, Suad Saligiq është mjaftë optimist për takimin kundër skuadrës së drejtuar nga Tahir Lushtaku. Sulmuesi në top formë ka bërë të ditur se Prishtina i dëshiron tri pikët e plota.

“Në ndeshjet e fundit jemi duke treguar formë mjaftë të mirë. Shpresoj të vazhdojmë me formë të njëjtë edhe kundër Drenicës. Ndeshja do të jetë e vështirë dhe shumë interesante, pas edhe Drenica po kalon nëpër një formë të mirë. Ne mendojmë t’i marrim tri pikët e plota nga ky takim, pasi jemi duke menduar seriozisht për titull të kampiones”, ka thënë Saliagiq.

Skuadra e Drenicës është  e kompletuar për ketë takim, kurse Prishtinës i mungon vetëm sulmuesi Astrit Fazliu, i cili është nuk është shëruar plotësisht.



Raiffeisen Superliga / Java e 26-të

Të shtunën takohen:

DRENICA - PRISHTINA

( H. Hajdari, E. Baliqi, J. Musolli)

Të dielën takohen:

LIRIA - FERIZAJ

(M. Ferati, B. Kepuska, A. Latifi)

FLAMURTARI - HYSI

(S. Domi, F. Agerbashi, B. Mallaku)

VËLLAZNIMI - BESA

(B. Fejzullahu, S. Krasniqi, E. Zeqiri)

KOSOVA (V) - TREPÇA

(P. Hasani, A. Latifi, F. Berisha)

GJILANI - KEK-U

(I. Kelmendi, Z. Miranaj, L. Muhadri)

Të gjitha ndeshjet fillojnë  në orën 15:00.


busy
komente