Bylbyl Sokoli : Dua Loje kolektive | ||||
|
Tekniku Bylbyl Sokoli, i kënaqur me rezultatin e takimit kundër Drenicës, ka kërkuar nga “superiorët†të përqendrohen sa më shumë në lojën kolektive. Ndërsa për takimin e fundjavës Prishtinën e ka quajtur favorite, kurse ka paralajmëruar ndryshime në formacion
Trajnerin Bylbyl Sokoli e ka kënaqur fitorja kundër Drenicës, por jo edhe loja që zhvilloi skuadra e tij. Ai të enjten ka kërkuar edhe një herë nga superiorët e tij që të përqendrohen sa më shumë në lojën kolektive, pasi programi i punës së tij është i orientuar në këtë stil të lojës. Ndërsa as ai vetë nuk e ka pritur një fitore aq të thellë kundër skuadrës nga Skenderaj. “S’e kam pritur një rezultat të tillë. Kam pritur një lojë kolektive të ekipit tim. Jam i kënaqur me rezultat, por jo edhe me lojë, pasi ka qenë individuale. Unë shumë investoj në lojë kolektive, dhe një lojë e tillë kundër Drenicës nuk ka ardhur në shprehjeâ€, ka thënë Bylbyl Sokoli, i cili me skuadrën e tij zënë vendin e tretë në renditjen tabelore, pavarësisht fitores së fundit me rezultat 6:0, nuk dëshiron t’i bëjë publike synimet e skuadrës së tij. “Pas xhiros së dhjetë do të dihen ambiciet tona, titulli i kampionit apo mesi i tabelësâ€, ka shtuar ai.
Prishtina favorite Kundërshtarja e skuadrës së KEK-ut në këtë fundjavë është Prishtina, e cila është duke përjetuar një krizë të rezultateve në katër xhirot e para, pasi ka tubuar vetëm tri pikë, por tekniku i skuadrës nga Kastrioti nuk mendon se skuadra kampione ka krizë, pavarësisht se ai këtë skuadër e ka quajtur favorite për takimin që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë. “Nuk mendoj se Prishtina është në krizë. Mendoj se është herët të flitet për krizën e Prishtinës, pasi e ka humbur vetëm një takim si vendëse, dhe ka pasur mungesa në formacion. Nuk diskutohet se Trepça dhe Prishtina janë ekipet më cilësore në ligëâ€, ka thënë Sokoli. I pyetur se a do të jetë formacioni i njëjtë edhe kundër Prishtinës, Sokoli është përgjigjur: “Jo, nuk do të jetë. Do të ketë ndryshime në tri repartet për arsye taktikeâ€. KEK-u pas katër javësh ka tubuar katër pikë dhe zë vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Veton Zymberi  Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4262 |