HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Mesfushori gjilanas Bekim Isufi ka folur për karrierën si futbollist, kurse ka zbuluar edhe planet për të ardhmen
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 26 Prill 2010 14:56   pdfShtypEmail

bekim_isufiNjë jetë kushtuar futbollit

“S’ka qenë aspak e lehtë ndarja nga loja e cila më ka përcjell gjatë gjithë jetës, por kur e kam parasysh kontributin e madh që kam dhënë për futbollin e Kosovës, me bën të ndihem i lehtësuar dhe i privilegjuar për gjithë këtë kohë që ia kam kushtuar futbollit”, ka thënë Bekim Isufi

Prishtinë, 26 prill - Bekim Isufi, njëri nga yjet e futbollit të Kosovës, muaj më parë mori vendimin më të vështirë në jetë, që të përshëndetet nga loja e futbollit. Futbollisti gjilanas ka kontribuar shumë për futbollin e Kosovës. Bekimi të dielën e ka pranuar se nuk ka qenë aspak e lehtë t’i thotë lamtumirë lojës së tij të zemrës, por ai ndihet krenar për kontributin e dhënë si futbollist.

“S’ka qenë aspak e lehtë ndarja nga loja e cila më ka përcjell gjatë gjithë jetës, por kur e kam parasysh kontributin e madh që kam dhënë për futbollin e Kosovës, me bën të ndihem i lehtësuar dhe i privilegjuar për gjithë këtë kohë që ia kam kushtuar futbollit”, ka thënë Bekim Isufi, i cili pozitën më të preferuar e kishte atë të mesfushorit.

Isufi karrierën e futbollistit e nisi me kategoritë e reja të skuadrës Crvena Zvezda, por pas pak kohësh kaloi në KF Dritën nga Gjilani.

“Me futboll kam filluar të merrem qysh në grupmoshat e reja të Klubit të Futbollit ‘Crvena Zvezda’. Aty kam kaluar një kohë, por për shkak të rrethanave të krijuara, është dashur të largohem. Pastaj kam vazhduar me Klubin e Futbollit Drita”, ka treguar Bekimi, i cili nuk ka korrur ndonjë sukses të veçantë me kategoritë e reja, pasi qysh në moshën 16-vjeçare ka debutuar për skuadrën e parë të Dritës nga Gjilani.

“Nuk kam ndonjë sukses me kategoritë e reja, pasi herët kam filluar të luaj për ekipin e parë. Në moshën 16-vjeçare kam debutuar për skuadrën e Dritës, e cila në atë kohë udhëhiqej nga trajneri Ymer Berisha”, ka thënë Bekimi.

Sukseset e Bekimit erdhën më vonë. Si kapiten i vërtetë udhëhoqi skuadrën e Dritës drejt triumfit në garat e Kupës, kurse të njëjtën gjë e bëri edhe me skuadrën e KEK-ut, por me skuadrën nga Kastrioti arriti ta rrëmbejë edhe Superkupën e Kosovës në Futboll.

Ndeshja ndaj Shqipërisë, e paharrueshme

Kontributi i Bekim Isufit edhe në përfaqësuesen e Kosovës në Futboll ka qenë i madh. Trajneri i parë që i ka bërë ftesë Bekimit për të qenë pjesë e përfaqësueses ishte Bylbyl Sokoli, nën komandën e të cilit luajti për shumë vjet edhe në klube të ndryshme të futbollit. Takimi me Kombëtaren e Shqipërisë në vitin 2002 ka qenë ndeshje që s’do të harrohet.

“Trajneri Bylbyl Sokoli ka qenë trajneri i parë që më ka ftuar në përfaqësuesen e Kosovës, ku për shumë vjet kam qenë pjesë e saj. Takimi kundër Kombëtares Shqiptare ka qenë ndër çastet më të mira në karrierën time. Stadiumi ishte i mbushur përplot shikues”, ka thënë Bekimi.

E ruan respektin për Sokolin

Gjilanasi Bekim Isufi, që  ka pasur rastin të punojë me shumë trajnerë  të ndryshëm, nuk ka hezituar të flasë rreth opinionit të tij për emrin e trajnerit më të mirë. Ndërsa skuadrën e tij të fundit në karrierë, KEK-un, e sheh si favorite për titull. “Kam punuar me shumë trajnerë dhe kam respekt për të gjithë. Për të qenë trajner i mirë duhet të jesh edhe pedagog i mirë. Njëri nga ta është Bylbyl Sokoli. KEK-un e shoh si një ndër skuadrat më të forta në futbollin modern. Besoj se është një ndër pretendentët më të fortë për titull”, ka vazhduar rrëfimin Bekimi.

Cilësia e futbollit është  në ngritje

Duke folur për gjendjen e tanishme në futbollin e Kosovës, mesfushori ka thënë se cilësia është në ngritje, por kushtet e vështira janë ato që e shqetësojnë më së shumti. “Cilësia e futbollit është në ngritje, por me ritëm të ngadalësuar, për shkak të kushteve jo të mira që i kemi në infrastrukturë, por edhe ato financiare. S’jam i kënaqur me punën në shkollat e futbollit”, ka thënë Bekimi, i cili në një të ardhme mund të udhëheqë ndonjë shkollë futbolli në Kosovë.

I suksesshëm edhe në  shkollim

Njëri nga ish-mesfushorët më të mirë në Kosovë, edhe pse ka qenë angazhuar si futbollist, nuk e ka lënë pas dore shkollimin. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (FKFS), kurse është master i futbollit. Ka kryer edhe shkollën për trajner në Gjermani. Tash ai është i gatshëm që përsëri të kontribuojë për futbollin e Kosovës.

“Krahas futbollit, kam vazhduar edhe shkollimin. Jam profesor i Kulturës Fizike si dhe master i futbollit. Ndërsa kam përfunduar edhe shkollimin për trajner në Gjermani. Mendoj të vazhdoj të kontribuoj për sportin kosovar qoftë si trajner apo pedagog duke përdorur përvojën time shumëvjeçare në këtë sport si dhe shkollimin”, ka thënë Bekim Isufi, që për gjeneratat e ardhshme duhet të jetë model se si duhet arritur sukseset në futboll.

Veton Zymberi


busy
komente