Futboll / Trajneri i Hysit, Arbnor Morina, i kënaqur me fitoren e skuadrës së vet | ||||
|
Garës për titull do t’ia bëjmë hyzmetin “Fitorja ndaj Flamurtarit ka rritur motivin në radhët tona për ndeshjet e radhës. Garës për titull do t’ia bëjmë hyzmetin. Do të angazhohemi maksimalisht që t’i arrijmë synimet tona”, ka thënë trajneri i Hysit, Arbnor MorinaPrishtinë, 27 prill - Trajneri i Hysit, Arbnor Morina, ka thënë se ndihet i lumtur që ka fituar sfidën ndaj Flamurtarit. Hysi me rezultat të ngushtë 2:1 ka mundur Flamurtarin të dielën në kuadër të Javës së 26-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll. Timonieri i skuadrës nga Merdara ka thënë se me këtë trepikësh skuadra e tij sërish është rikthyer në garën për titull të kampionit. “Jam i kënaqur me lojën të cilën e shfaqen futbollistët e mi ndaj Flamurtarit. Ne kemi ndryshuar konceptin e lojës dhe se, ky ndryshim tashmë po sjell rezultatet që ne i dëshirojmë”, ka thënë Morina. “Fitorja ndaj Flamurtarit ka rritur motivin në radhët tona për ndeshjet e radhës. Garës për titull ne do t’ia bëjmë hyzmetin. Do të angazhohemi maksimalisht që t’i arrijmë synimet tona”, tha Morina. Liria do të bie në Merdar Hysi të mërkurën para publikut të vet do t’i sprovojë forcat me skuadrën e Lirisë. Sipas trajnerit Morina, kundërshtari i radhës është ekip cilësor, po ai beson se të përzgjedhurit e tij do t’i arrijnë pikët maksimale ndaj Lirisë. “Ne jemi duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë. Këtë e dëshmuam edhe ndaj Flamurtarit. Synimet tona janë që edhe në takimin e radhës ndaj Lirisë, t’i marrim pikët e plota. Nuk guxojmë aspak ta nënçmojmë Lirinë, për faktin se është skuadër cilësore, por jam i bindur se me angazhimin e të gjithë lojtarëve, do ta mposhtim edhe Lirinë, në mënyrë që ta vazhdojmë serinë e fitoreve”, ka përfunduar Morina. Premio Futbollistët e Hysit, pas paraqitjeve të mira në dy takimet e kaluara, nga bosi i tyre, Hysni Sadiku, kanë marrë premio. Por a do të këtë premio prapë pas fitores ndaj Flamurtarit, kjo, sipas Morinës, do të varet nga bosi i klubit. “Për paraqitje të mira që kanë treguar futbollistët në dy ndeshjet e kaluara kanë marrë premio nga bosi i klubit. Se a do të ketë premio edhe për fitoren ndaj Flamurtarit, kjo varet sërish nga bosi ynë. Ai është personi që vendos për këtë gjë. Shpeshherë ndodh që gjatë stërvitjeve bosi ynë futet në terren dhe fut duart në xhep duke shpërblyer lojtarët, kështu që ai vendos për premio-të tona”, ka thënë Morina. Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3425 |