Futboll / Trepça e pret skuadrën e Vëllaznimit në derbin e Javës së 27-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll | ||||
|
Kaçiu: Do ta mposhtim edhe Vëllaznimin “Nuk e kemi lehet me Vëllaznimin, pasi edhe në kampionatin e kaluar kemi pasur probleme me ketë skuadër. Ne kemi shënuar në takimin kundër Kosovës dhe pak kushte kishte pritur një gjë të tillë. Tash jemi maksimalisht të përgatitur dhe të përqendruar që ta mposhtim edhe skuadrën e Vëllaznimit”, ka thënë Bardhyl KaçiuPrishtinë, 27 prill - Skuadra e Trepçës do të synoj të ruaj diferencën e pikëve me skuadrat përcjellëse edhe pas Javës së 27-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll, por për të arritur një gjë të tillë duhet ta mposht skuadrën e Vëllaznimit e cili është duke luftuar me mish e shpirt për të mbetur në elitën e futbollit të Kosovës. Mesfushori i “xehetarëve”, Bardhyl Kaçiu, i lumtur për fitoren e fundit kundër Kosovës së Vushtrrisë, ka thënë të martën se skuadra e Trepçës i hynë këtij takimi vetëm për tri pikë. “Nuk e kemi lehet me Vëllaznimin, pasi edhe në kampionatin e kaluar kemi pasur probleme me ketë skuadër. Ne kemi shënuar në takimin kundër Kosovës dhe pak kushte kishte pritur një gjë të tillë. Tash jemi maksimalisht të përgatitur dhe të përqendruar që ta mposhtim edhe skuadrën e Vëllaznimit”, ka thënë Bardhyl Kaçiu. Mushica: Do të rikthehem më rezultat pozitiv Ndërsa në anën tjetër edhe ish-shoku i Kaçiut në skuadrën e Prishtinës, Kushtrim Mushica ka paralajmëruar rivalitet të madh në ketë takim. Ai madje ka kërkuar që mos të rikthehen nga Mitrovica pa pikë të fituara, kurse ka bërë të ditur se do të vazhdojmë më formë e njëjtë si në takimet e fundit. “Nuk kemi asnjë mungesë për takimin kundër Trepçës dhe shkojmë për të marrë pikë nga ky takim. Jemi të vetishëm se përballë kemi skuadrën me të mirë të ligës, por kjo nuk na frikëson pasi edhe neve na duhen pikët. Unë jam në formë të mirë dhe do të vazhdoj të jam edhe në takimet e radhës. Skuadra ka nevojë për mua dhe jam i gatshëm të kontribuoj që skuadra të nxjerr rezultat pozitiv”, ka thënë Kushtrim Mushica. Skuadra e Trepçës është në pozitën e parë me 47 pikë, kurse Vëllaznimi në pozitën e 10 me 28 pikë të tubuara.Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3257 |