HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
"Super" Fazliu shpëton kryeqytetasit
nga AlbaniaSoccer   E diel, 06 Shtator 2009 15:18   pdfShtypEmail

Një gol i sulmuesit më të rrezikshëm të skuadra kampione,
Prishtina, Astrit Fazliut (66’) i njohur më nofkën “SuperFazliu”, prishtina_kosovav_1_0
i ka siguruar trepikëshin skuadrës së tij ndaj KEK-ut, të shtunën në stadiumin e Prishtinës, takim ky i zhvilluar në kuadër te Javës se Pestë te Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll.

Ballafaqim ndërmjet Prishtinës dhe KEK-u, ka dhënë një lojë mesatare, madje shpesh herë të dy skuadrat shfaqen lojë të bukur më aksione të mira.

Ishin “elektricistët” të parët që nëpërmjet Zoganit rrezikuan portën e vendësve, por goditjen e tij portieri Statovci e dëboi më sukses. Fazliu i Prishtinës, në minutën e fundit të pjesës së parë rrezikoi portën e mysafirëve, por goditja e tij kaloi pranë portës Blakut.

Edhe në fraksionin e dytë ishin djelmoshat e strategut, Bylbyl Sokoli, që nëpërmjet B. Hashanit rrezikuan portën prishtinase, por parabola e Hashanit kaloi më transversalen e Statovcit. Gëzimi i kampionëve në fuqi, vjen në minutën e 66-të, kur sulmuesi Fazliu, pasi parabolloi një mbrojtës të KEK-ut, më goditje precize dhe të furishme preku rrjetën e Blakut, duke shënuar golin e vetëm në këtë takim, gol që i siguroi pikët maksimale “bardhekaltërve”. Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit, kanë mundur të shënojnë edhe në minutën e 68-të, por Llumnica godet plogësht mbi shtyllën transversale. Shifrat farë lehtë kanë mundur të barazohen  në minutën e 85-të, por gjuajtja e V. Hashanit, kaloi pranë portës. Bazuar në rrjedhën e lojës, Prishtina, me meritë mundi KEK-un, ani pse skuadra nga Kastrioti, ka mundur të marr të paktën një pikë nga ky udhëtim. 

Prishtina - KEK-u 1:0

Stadiumi i qytetit në Prishtinë

Shikues: mbi 1000

Shënues: Fazliu (66')

K.V:Limani (Pr), Hashani, Bajrami (KEK)-ut

Gjyqtarët: Kelmendi, Daka dhe Latifi

PRISHTINA: Statofci, Hasani (Berisha), Idrizi, Vokshi, Maliqi, Limani, Llumnica, Kozhani, Alievski (Sermaxhaj), Hasan (Skeraj) dhe Fazliu.

KEK-U: Blaku, E. Hashani, Kodraliu, Jusufi (Rexha), Zogiani, Bajrami, V. Hashani, Xhaferi, Simnica, Grabofci dhe Bërbatofci (Krasniqi-Murseli)


Fatmir Bytyçi


busy
komente