Rivalët e kryeqyteti, Flamurtari dhe Prishtina, do të përballën të dielën në “Xhemail Ibishi” | ||||
|
Zejnullahu: Dua ta mposhti Flamurtarin Prishtinë, 14 maj - Sulmuesi i FC Prishtinës, Faton Zejnullahu të dielën do të rikthehet në stadiumin “Xhamil Ibishi”, por tash si kundërshtar i skuadrës ku beri emër si futbollist. Sulmuesi këmbëshpejte duke kujtuar kohët që ka kaluar në skuadrën “kuqezi” të premten ka thënë se dëshiron t’i shënoj dhe ta mposht ish-skuadrën e tij.“Do të jetë një ndeshje emocionuese për mua, pasi kam kaluar një kohë të gjatë në skuadrën e Flamurtarit. Ajo kohë ka qenë me të vërtetë shumë e mirë. Tash jam pjesë e Prishtinës dhe mendoj se do t’i shënoj ish-skuadrës dhe ta mposhti. Nuk besoj se do te kem problem të shënoj në ketë takim pasi e njoh mirë terrenin dhe futbollistët qe luajnë në ketë skuadër”, ka thënë Faton Zejnullahu. Ndërsa në anën tjetër njeri nga futbollistët me të dalluar të Flamurtarit në ketë kampionat, Arton Gashi, ka thënë se skuadra e tij luan pa presion në takim kundër Prishtinës, por synon që të shënoj fitore. “Ne jemi përgatitur gjatë gjithë javës që ta mposhtim Prishtinën. Do të jetë një takim interesant, por ne do të luajmë në këtë ndeshje pa presion, dhe mendoj se do t’i marrim tri pikë”, ka thënë Arton Gashi. Skuadrës së Flamurtarit i mungojnë sulmuesi Malsor Gjonbalaj dhe mbrojtësi Valon Bajgora, kurse Prishtinës do t’i mungoj mbrojtësi Driton Vokshi.Veton Zymberi BOX Raiffeisen Superliga / Java e 30-të
Të dielën takohen: Liria - Trepça (P. Hasani, B. Kepuska, F. Brahushi) Hysi - Besa (S. Domi, S. Krasniqi, M. Rrahimi) Flamurtari - Prishtina (H. Hajdari, B. Selimaj, L. Cena) Vëllaznimi - Kosova (V) (I. Kelmendi, S. Berisha, A. Latifi) Gjilani - Drenica (B. Fejzullahu, A. Peshteri, F. Berisha) KEK-u - Ferizaj (A. Hoxhaj, M. Aliu, I. Veseli). Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2668 |