KEK-u të dielën sprovon forcat më liderin | ||||
|
Prishtinë, 21 maj - Trajneri i KEK-ut, Bylbyl Sokoli, ka thënë të premten se skuadra e tij në derbin ndaj liderit të tabelës, Trepçës, do të kërkoj fitore në mënyrë që ta siguroj vendin e dytë në këtë kampionat. KEK-u që aktualisht gjendet në pozitën e dytë të renditjes tabelore do të ballafaqohet të dielën para publikut të vet më kryesuesin e tabelës, Trepçën, skuadër kjo që 90% të punës në garën për titull e ka kryer. Timonieri i “elektricistëve”, Bylbyl Sokoli është shprehur optimist se të përzgjedhurit e tij do të vazhdojnë më paraqitje të mirë edhe në ndaj “xehetarëve”. “Ne edhe ndaj Trepçës, synojmë të vazhdojmë më paraqitjet tona të mira. Ne kemi një skuadër më futbollist të rinj nga të cilët pres të shfaqin lojë të bukur”, ka thënë Sokoli. Ai ka shtuar se skuadra e tij tashmë ka humbur hapin në garën për titull të kampionit. Sipas tij, KEK-u synon që të sigurojë vendin e dytë në këtë kampionat. “Gara për titull është punë e kryer. Trepçës ka siguruar titullin, prandaj neve na mbetet që të ruajmë vendin e dytë. Besoj se më një paraqitje të mirë ndaj Trepçës, ne mund ta ruajmë pozitën e dytë”, tha Sokoli. Sejdiu: Në Kastriot matematikisht do ta sigurojmë titullin Ndërkaq homologu i Sokolit, trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu ka thënë se skuadra e tij në Kastriot, do ta siguroj zyrtarisht titullit e kampionit. Ai thotë se praktikisht skuadra e tij është kampione, por ai thekson se një pikë ndaj KEK-ut, edhe matematikisht i siguron titullin e kampionit Trepçës. “Ne në Kastriot udhëtojmë më disa mungesa të lojtarëve për shkak se vuajnë dënimin e kartonëve, megjithatë ne jemi të mobilizuar mjaft mirë që nga ky takim të marrim një pikë që matematikisht na siguron titullin e kampiones”, ka thënë Sejdiu. Ai e vlerëson lart KEK-un, por sipas tij futbollistët e tij mund t’i shkëpusin një pikë “elektricistëve”. “KEK-u, ka skuadër mjaft të mirë. Ne e respektojmë maksimalisht, por jam i bindur se ftesa jone e titullit do të nis pikërisht ndaj KEK-ut”, ka theksuar Sejdiu.Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2239 |