Futbollistët e Superliges favorizojnë Spanjën, Brazilin, Anglinë dhe Holandën | ||||
|
Një ditë pas mendimeve të trajnerëve, edhe disa nga futbollistët e Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll kanë bërë me dije emrat e kombëtareve favorite për Botërorin “Afrika e Jugut 2010”. Ata në mungesë të kombëtares shqiptare kanë gjetur nga një kombëtare tjetër për ta favorizuar në ngjarjen më të madhe të futbollit në botë. Kombëtaret si Brazili, Spanja, Holanda, Anglia janë më të favorizuarat nga futbollistët kosovarë. Haxhi Zeka: Spanja dhe Brazili janë favorite absolute Futbollisti i Besës nga Peja, Haxhi Zeka, ka thënë se favorite absolute për ta fituar Kampionatin Botëror janë Spanja dhe Brazili. Ndërsa Kombëtarja e Anglisë është ajo që ia “dredh” më shumë zemrën kapitenit pejan. “Spanja dhe Brazili janë favorite. Në rast se nuk takohen më herët, sigurisht se do të takohen në finale, kurse Anglia, të cilën e simpatizoj, më shumë është favorite”, ka thënë Zeka. Isuf Llumnica: Spanja ose Holanda Kombëtarja e Spanjës është favorizuar edhe nga kapiteni i skuadrës së Prishtinës, Isuf Llumnica. Por, asi “bardhekaltër” Spanjës si favorite ia ka bashkangjitur edhe kombëtaren e Holandës, e cila po luan futboll mjaft tërheqës. Ndërsa preferencat e Llumnicës për ta fituar Botërorin janë Franca dhe Portugalia. “Do të jetë një ndër kampionatet më interesant. Është vështirë të përcaktohet se kush do të ngadhënjej, pasi ka shumë përfaqësuese të forta. Sipas mendimit tim, favoritet kryesore janë Holanda dhe Spanja, pasi të dyja këto përfaqësuese që po zhvillojnë një futboll jashtëzakonisht të bukur për sy. Ndërsa dëshira ime është që Franca ose Portugalia ta fitojnë Botërorin”, ka thënë Llumnica. Virtyt Hashani: O Brazili o Anglia Mirëpo ka edhe futbollistë që nuk e shohin kombëtaren e Spanjës favorite. Njëri nga futbollistët më të dalluar në futbollin e Kosovës, lider i padiskutueshëm në skuadrën e KEK-ut, Virtyt Hashani, ka thënë se Spanja nuk bën pjesë në mesin e skuadrave favorite. Sipas tij, Brazili dhe Anglia janë ato skuadra që mund të triumfojnë në këtë garë. Ndërsa edhe Hashani ashtu si Zeka dëshiron që Anglia të shpallet kampione botërore. “Spanjën nuk e shoh si favorite. Brazili dhe Anglia janë favorite kryesore. Brazili ka traditë të madhe, kurse Anglia e ka Fabio Capellon. Kisha dëshiruar që Anglia të shpallet kampione”, ka thënë Hashani. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5105 |