HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Komisioni i Garave : Kosova (V) - Trepça 0-3
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 17 Shtator 2009 16:10   pdfShtypEmail

ffk“Komisioni i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, pasi ka shqyrtuar të gjitha faktet e ofruar, takimin Kosova (V) - Trepça, i ndërprerë të dielën që e lamë pas, e ka regjistruar me rezultat zyrtar 0-3 për Trepçën”, është thënë të mërkurën nga zyrtarët e këtij komisioni

Fatmir Bytyçi

Ndeshja e futbollit në mes të Kosovës së Vushtrrisë dhe Trepçës, e ndërprerë të dielën që e lamë pas, ka marrë epilogun përfundimtar. Kjo ndeshje që, padyshim i qiti hije të keqe futbollit të Kosovës, nga Komisioni i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë ka marrë fundin. Sipas këtij komisioni, ndeshja Kosova (V) - Trepça regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 në favor të skuadrës nga Mitrovica.

“Komisioni i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë së Kosovës në Futboll, pasi shqyrtoi të gjitha shkresat nga personat zyrtarë në ndeshjen KF Kosova (V) - KF ‘Trepça’, si dhe bazuar në regjistrimet televizive, konstatoi si vijon: Pjesa e parë e ndeshjes ka pasur rrjedhë kryesisht normale. Pas përfundimit të pjesës së parë janë vërejtur lëshime lidhur me organizimin e ndeshjes. Komisioni i Garave ka konstatuar se: Klubi nikoqir ka qenë i obliguar konform nenit 17 dhe 18 të propozicioneve të garave, paragrafi 1 pika 6 dhe 15 nuk kanë përmbushur detyrimet e parapara për siguri gjatë gjithë ndeshjes. Nikoqiri nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme dhe në proporcion me situatën e krijuar në fushë, konform nenit 48 të propozicioneve të garave. Para fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes Kosova (V) - Trepça brenda vijave përcaktuese të fushës së lojës, shkaktohet një sulm fizik ndaj portierit të KF ‘Trepça’, i cili lëndohet, gjë që dëshmohet nga raporti mjekësor, të cilin Komisionit të Garave ia ka prezantuar, si dëshmi, udhëheqja e KF ‘Trepça’. Si pasojë e gjithë kësaj vjen deri te largimi i ekipit KF ‘Trepça’ për shkak të pasigurisë për vazhdimin e ndeshjes. Prandaj, konform nenit 49 të propozicioneve të garave lidhur me nenin 58 të Rregullores së Garave, ndeshja e ndërprerë KF ‘Kosova (V)’ - KF ‘Trepça’ regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF ‘Trepça’”, thonë zyrtarët e KG-së.

Iniciohet procedurë ndaj të “rebeluarve”

Sipas zyrtarëve të këtij komisioni, është iniciuar procedura disiplinore për skuadrën nikoqire, Kosovën e Vushtrrisë, e cila nuk ka bërë organizimin e duhur për zhvillimin e lojës.

“Inicim i procedurës është bërë edhe ndaj anëtarit të Kryesisë së KF ‘Kosova’ (V), Avdylaziz Hoxha, për hyrje brenda vijave të fushës së lojës, me ç’rast shkaktohet tollovi dhe ndodh sulmi ndaj portierit të KF ‘Trepça’”, thonë zyrtarët e këtij komisioni, duke shtuar se është iniciuar procedura edhe ndaj lojtarit të Trepçës, Suad Pertinac, për provokim dhe nxitje të situatës, edhe ashtu të tensionuar.

 


busy
komente