HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Astrit Fazliu: Të ndjek rrugën e Fadil Vokrrit
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 21 Shtator 2009 05:14   pdfShtypEmail

fazliuSulmuesi kryesor i Prishtines, qe me lojerat e tij ka qene protagonist i skuadres kampione, si ne fitimin e Superkupes se Kosoves ku shenoi nje triplete te suksesshme por edhe ne kampionat, ku ka arritur te shenoi 4 gola ne keto gjashte javet e para per skuadren e tij Prishtina, enderren e tij e ka te ndjeke udhen e idhullit te futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

 

“Eshte nje enderr per mua qe te arrij ne majat e futbollit ku ka qendruar Fadil Vokrri. E admirroj karrieren e tij, me golat dhe aftesine e tij spektakolare per te shenuar", u shpreh ne nje bisede per Albaniasoccer.com, sulmuesi i prishtines Astrit Fazliu.

 

"Une e kam thene gjithnje qe ai eshte lojtari kosovar qe une kam admiruar si sulmues. Fanellen me numrin 9-te e mbaj vetem prej tij, sepse ai ka luajtur me ate numer. Prishtina e viteve te arta dhe lojerat e Vokrrit kane qene te paharrueshme", vazhdoi  bashkebisedimin ish lojtari i Ferizajt i cili flet me nostalgji edhe per ish skuadren e tij.

 

"Ferizaj ishte skuader e formuar mire dhe konsolidimi i saj sa vete dhe tregon me teper vlera, ashtu sic ishte fitorja e tyre ne Mitrovice. Ne humbem ne Ferizaj dhe rikthimi aty ishte emocionues, sepse une kam kaluar mire dhe me skuadren, drejtuesit dhe tifozat kam patur relata te mira, por edhe Prishtina eshte Prishtine dhe ka emrin per te cilin gjithkush do te kishte deshire te luante", theksoi Fazliu i cili ne takimin e javes se katert ndaj ish skuadres se tij nuk arriti te konsolidonte me sukses.

 

Prishtina ne sezonin e sivjetem nuk eshte ne shkallet e siperme te renditjes, por Fazliu beson se kjo eshte dicka mese normale, pasi eshte nje ekip qe pati shume ndryshime gjate periudhes se transferimeve verore.

 

"Ekipi ka elemente shume te mire qe kane aftesi te shumta profesionale, por kemi patur disa veshtiresi koordinimi ne keto javet e para te kampionatit, sepse jemi nje skuader qe gjate veres patem shume levizje, shume lojtare erdhen nga ekipe te tjera (perfshi edhe mua) dhe trajneri i ri dhe keto ndryshime pa diskutim qe ne nje menyre apo tjetren kane ndikuar ne paqartesine e lojes sone dhe rezultateve te pastabilizuara, por qe padiskutim qe do te permiresohemi sepse e kemi rendimentin cilesor te individeve ne ekip", u shpreh sulmuesi me efikas i ekipit kampion qe me shume veshtiresi fitoi fundjaven e kaluar ndaj Beses.

 

"Besa u mbrojt shume dhe neve na duhej te sulmonim shume, thuajse gjate gjithe takimit dhe minutat e fundit na buzeqeshi fitorja", shpjegon Astriti, duke shpresuar qe gjate mesjaves te arrije nje fitore ne Skenderaj.

 

"Drenica eshte nje ekip i rrezikshem dhe ka nderruar edhe trajner se fundmi duke e treguar forcen me fitoren ndaj vellaznimit. Ne na duhet qe te arrijme te fitojme jashte fushes sone per te qene me afer kryesimit, sepse ne jemi te forte ne fushen tone, por kemi treguar dobesi ne lojerat jashte fushe", perfundoi  sulmuesi Astrit Fazliu prononcimin e tij per Albaniasoccer.com.


Enea Shtrepi


busy
komente