Prishtina - Vëllaznimi në superderbin e Javës së IX | ||||
|
“Do të jetë takim shumë i vështirë, por besoj që do të marrim tri pikët e plota. Në ketë takim do të qartësohet gjendja e Prishtinës, se a do të rikthehet përfundimisht në formë apo joâ€, ka thënë Ertan Hasan
Veton Zymberi
Sulmuesi boshnjak, Ertan Hasan ka thënë së të dielën do të qartësohet përfundimisht forma e kampiones aktuale në futboll, Prishtinës. Në fakt “bardhëkaltërit†do të ndeshën me rivalin e përbetuar, Vëllaznimin nga Gjakova në kuadër të Javës së nëntë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Sulmuesi i rikthyer në skuadrën kampione ka shprehu besim se skuadra e tij do të rrëmbej tri pikët. “Do të jetë takim shumë i vështirë, por besoj që do të marrim tri pikët e plota. Në ketë takim do të qartësohet gjendja e Prishtinës, se a do të rikthehet përfundimisht në formë apo joâ€, ka thënë Ertan Hasan, duke bërë më dije se të gjithë futbollistët do të jenë në dispozicion të trajnerit Besnik Kollari. Ndërsa në anën tjetër “gardiani†i Vëllaznimit, Kushtrim Mushica është shprehur i matur për epilogun e superderbit të javës së nëntë. Sipas ish-“gardianit†të Prishtinës barazimi do të ishte një rezultat i kënaqshëm për skuadrën gjakovare. “Ne ishim në presion, pasi kishim tri humbje radhazi. Mirëpo tash jemi me të lehtësuar dhe do të luajmë për rezultat pozitiv. Ky takim do të jetë shumë interesant, pasi Prishtina ka seri të zezë të rezultateveâ€, ka thënë Kushtrim Mushica. Strategu Blerim Mula i ka të gjithë futbollistët në dispozicion, kurse edhe mbrojtësi Robert Gjeraj rikthehet në formacion pas kartonëve. Skuadra e Prishtinës në javën e fundit u mposht në Skenderaj, kurse Vëllaznimi para shikuesve të vetë mposhti Kosovën e Vushtrrisë.
 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2870 |