Skënder Shëngyli: Dua të debutoj me fitore | ||||
|
Trajneri i Prishtinës dëshiron që ndaj Hysit ta arrijë fitoren e parë me skuadrën e tij të re. Sipas tij, Prishtina ka potencial ta mund skuadrën nga Merdara. Shëngyli kërkon përkrahjen e “plisave†në ballafaqim me Hysin
Fatmir Bytyçi
Trajneri i Prishtinës, Skënder Shëngyli, i cili ditë më parë është emëruar në këtë post, kërkon që me fitore të debutojë në bankinën e kampionëve në fuqi. Kryeqytetasit pas dështimit me Vëllaznimin në xhiron e kaluar, në fundjavë do të përballen me Hysin, skuadër kjo që tashmë gjendet në pozitën e tretë të renditjes tabelore, kurse Prishtina gjendet në pjesën e rrezikshme të renditjes tabelore. I pari i bankinës së “bardhekaltërveâ€, Skënder Shëngyli, sfidën me skuadrën nga Merdara e vlerëson të vështirë, por, sipas tij, të përzgjedhurit e tij janë të përgatitur maksimalisht t’i përgjigjen Hysit. “Jemi munduar të mobilizohemi sa më mirë për ndeshjen ndaj Hysit. Kemi punuar intensivisht gjatë përgatitjeve dhe se, pres angazhim maksimal të futbollistëve të miâ€, ka thënë Shëngyli. “Hysi duhet vlerësuar lart, por angazhimi ynë nuk do të mungojë. Besoj se do ta mposhtim Hysinâ€.
Shëngyli kërkon përkrahjen e “plisaveâ€
Ish-futbollisti i Prishtinë, Skënder Shëngyli, që pas dy dekadave kthehet në skuadrën ku bëri famën, por tash në cilësinë e trajnerit, në takim me Hysin, kërkon përkrahjen e “plisaveâ€. “E kuptoj se tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’, janë të irrituar me skuadrën e Prishtinës, për shkak të rezultateve të dobëta, mirëpo kërkoj përkrahjen e tyre në ndeshjen ndaj Hysit. Skuadra ka nevojë të mbështetet nga tifozët edhe në çastet kur klubi është në krizë. Prishtina ka potencial të mirë të lojtarëve dhe se, me përkrahjen e ‘plisave’ ne do t’i marrim pikët maksimale në ndeshjen e radhësâ€, ka theksuar timonieri Shëngyli. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2661 |