HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Hysi / Genc Hoxha nuk dorëzohet nga gara për titull
nga Yll Begu   E martë, 08 Mars 2011 11:26   pdfShtypEmail

genc_hoxha.1_107180553Trajneri i Hysit, Genc Hoxha nuk  e ka ndërmend të dorëzohet nga lufta për  titull kampioni në Raiffeisen Superligë, edhe pse e nisi me humbje stinorin pranveror. Ai është i vetëdijshëm se në rast se Prishtina arrin ndonjë rezultat pozitiv të mërkurën në Skenderaj kundër Drenicës, atëherë do të jetë edhe më vështirë për t’u shkrirë epërsia e saj, e cila aktualisht është 6 pikë, por thotë se deri në fund të kampionatit gjërat mund të ndryshojnë. “Kemi pritur një nismë më të mirë, por nuk ia dolëm. Trepça ndali të tri pikët në Mitrovicë, edhe pse ne kishim epërsinë në rezultat dhe iniciativën në fushë. Tash duhet  të shpresojmë që ndeshja në Skenderaj të përfundojë në favorin tonë, pra që Prishtina të mos i gëzohet fitores”, tha Hoxha. Ai ka besim te skuadra e tij dhe mendon se në javët në vazhdim do të tregojnë lojëra më të mira. “Skuadra ime ka potencial dhe sigurisht se këtë do ta dëshmojmë edhe në fushën e gjelbër. Duhet të harrojmë sa më shpejtë humbjen e pësuar në Mitrovicë dhe të përqendrohemi në sfidën e radhës kundër KEK-ut. Natyrisht do të mundohemi t’i evitojmë të gjitha gabimet e shfaqura në Mitrovicë, në mënyrë që të mos lejojmë një tjetër humbje, e cila do të ishte fatale në këtë pjesë të edicionit për ne”, shtoi Hoxha. Ai për ndeshjen e ardhshme kundër KEK-ut do të ketë në dispozicion edhe Enis Zabërxhën, Berat Hysenin dhe Samir Sahitin, të cilët munguan për shkak të kartonëve në sfidën e parë të pranverës.


busy
komente