Flamurtari / Ahmeti: Duam të dalim të pamposhtur nga “Bajram Aliu” | ||||
|
Mbrojtësi ofansiv i Flamurtarit, Bashkim Ahmeti, i cili iu bashkua kësaj skuadre gjatë afatit kalimtar të dimrit, shpreson se në sfidën e nesërme kundër Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj do të dalin të pamposhtur, në mënyrë që ta korigjojnë gabimin e bërë në duelin para tifozëve të vet kundër KEK-ut kur pësuan humbje 1:2. Ahmeti e di se kundër Drenicës nuk do të jetë lehtë, aq më parë që skenderajasit pësuan humbje në mesjavë në shtëpi nga Prishtina, 0:2. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse të dyja skuadrat kërkojmë pikët e këtij takimi. Drenica synon fitoren, derisa ne do të mbeteshim të kënaqur edhe me një pikë, duke pasur parasysh se luajmë si mysafirë”, tha Ahmeti. Mirëpo, ai premton angazhim maksimal të skuadrës së tij dhe lojë pa kalkulime. “Pozita në renditje nuk na lejon të kalkulojmë. Vijmë pas një humbje në shtëpi dhe detyrimisht duhet të japim më të mirën tonë që ta korigjojmë gabimin e bërë një javë më parë. Çdo humbje tjetër na i keqëson dukshëm gjërat në garën për mbetje në elitë”, shtoi Ahmeti. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2920 |