Hysi / Papuqi: Fitorja në Pejë na e lehtëson rrugën drejt titullit | ||||
|
Mbrojtësi i Hysit, Fisnik Papuqi, mendon se fitorja e realizuar në kryeqytet kundër Flamurtarit në kuadër të javës së 20-të në Raiffeisen Superligë i ka dhënë kësaj skuadre motiv shtesë në garën për titull kampioni, edhe aktualisht ngec 6 pikë me Prishtinën lidere. “Fitorja e Flamurtarit na ka shtyrë të besojmë se mund ta fitojmë titullin. Tash testin e radhës e kemi në Pejë, ku do të luajmë me Besën, që është një skuadër mjaft cilësor. Mirëpo, ne edhe atje do të shkojmë për fitore, sepse jemi të vetëdijshëm se Prishtina pret fitore të sigurt para tifozëve të vet kundër skuadrës së fundit në renditje, Ferizajt”, deklaroi Papuqi për ‘albaniasoccer’. Ai beson se me arkëtimin e tri pikëve në Pejë, bardhezinjtë nga Merdari do ta kenë shumë më të lehtë rrugën drejt titullit. “Qëllimi ynë është që edhe pas kësaj jave ta ruajmë diferencën me Prishtinën në vetëm gjashtë pikë, sepse është vështirë të pritet që Ferizaj do ta befasojë liderin. Gjithsesi, me fitoren tonë eventuale në Pejë kampionati do të marrë një kahje tjetër, sepse nuk po shoh kundërshtar tjetër që mund të na ndal kur luajmë si mysafirë”, shtoi Papuqi. Ndeshja ndërmjet Besës dhe Hysit zhvillohet të mërkurën e ardhshme, pasi skuadrat e Raiffeisen Superligës pushojnë këtë fundjavë për shkak të aktivitetit të Përfaqësueses së Kosovës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3769 |