Raiffeisen Superliga / Prishtina barazoi në “Adem Jashari” | ||||
|
Futbollistët e Prishtinës kanë arkëtuar një pikë në duel me skuadrën kampione në fuqi në Raiffeisen Superligë, Trepçën, në sfidën e zhvilluar në “Adem Jashari” në Mitrovicë në praninë e rreth 4.000 shikuesve. Derbi i javës së 22-të ka përfunduar me rezultat 1:1. Me këtë barazim Prishtina tash ka vetëm 7 pikë epërsi ndaj Hysit, pasi kjo e fundit shënoi fitore në duel me Vëllaznimin. Golat e sfidës në Mitrovicë u shënuan nga Ardian Kozhani në minutën e 74-të për prishtinasit dhe Visar Shkupollit, në minutën e 85-të për mitrovicasit. Raiffeisen Superliga Trepça-Prishtina 1:1 Ballkani-Trepça’89 1:1 Ferizaj-Drenica 2:0 Hysi-Vëllaznimi 2:1 Flamurtari-Besa 1:0 KEK-u-Liria 4:2 Liga e Parë Feronikeli-Ulpiana 0:0 R.Sadiku-Dukagjini 0:0 Gjilani-Drita 0:0 2 Korriku-Llapi 0:0 Kosova (V)-Sharri 4:0 Lepenci-Istogu 2:2 Kaolini-Studençani 1:1, u ndërpre në min.90. Rahoveci - pushoi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4157 |