Superderbi ndahet në “paqe†| ||||
|
Kampionia aktuale në futboll, Prishtina ka luajtur baras me skuadrën e Trepçës 0-0 në Superderbin e Javës së Dymbëdhjetë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Skuadra e Hysit është ngritur në pozitën e dytë, falë fitores minimale 1-0 të arritur në Gjilan, autor i të cilit gol ishte Enis Zabergja. Skuadra e Gjilanit nuk ka arritur që të këndellët as në takimin e parë me trajneri e rikthyer Muharrem Sahiti, dhe serish zë vendin e fundit në renditjen tabelore. Fitore si mysafir kanë shënuar edhe skuadra e KEK-ut dhe Besës nga Peja, kundër Vëllaznimit përkatësisht Kosovës së Vushtrrisë.
Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3277 |