Raiffeisen Superliga / Drenica - Drita 1-1 | ||||
|
Drenica e ka perfunduar takimin e dyte rresht ne shtepi ne barazim. Ashtu sic beri ne Javen e pare, pasi barazoi me Trepcen 89, skuadra nga Skenderaj barazoi me debutuesen e ketij sezoni Driten me rezultat 1-1. Per vendasit shenoi Taulant Dajaku ne minuten e 20-te pas penalltise se fituar nga Perparim Demiri i cili u pengua brenda zones. Miqte barazuan ne minuten e 37-te me ane te Armend Kastratit i cili shenoi golin e pare te tij ne kete sezon. Edhe pjesa e dyte ishte thuajse e barabarte, por me pak raste me te pastra per vendasit, sidomos ne minutat e fundit, por rezultati mbeti i pandryshuar. Thane pas ndeshjes: Tahir Lushtaku (Trajner i Drenices) - "Kishim mundesi qe te fitonim po te luanim qe nga fillimi i takimit ashtu sic luajtem ne minutat e fundit. Patem disa raste te pastra por qe nuk mundem ti realizonim". Bekim Isufi (Trajner i Drites) - "Jam i kenaqur sepse nuk u larguam pa pike nga Skenderaj. Ne erdhem ketu qe te pakten te merrnim nje pike. Mendoj se nuk zhvilluam nje takim te keq, por duhet akoma te permiresohemi duke filluar qe nga ndeshja e rradhes, pasi duhet te mos perserisim gabimet e bera". Skeda e ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3478 |