Skandal - Kosove/ Gjyqtar kryesor, eshte vellai i lojtarit | ||||
|
Ne ndeshjen kryesore te javes se 10-te te Raiffeisen Superliga te Kosoves, Drenica-Prishtina, gjyqtar kryesor i takimit eshte i njohuri Hajriz Hajdari nga Drenasi. Ajo qe habit eshte fakti se Hajdari eshte vellai i lojtarit te Drenices Arton Hajdari. Si mund ta lejoje Federata e Futbollit te Kosoves nje fakt te tille, qe arbitri kryesor te gjykoje ndeshjen e vellait te tij dhe ndeshjen me te rendesishme te javes se 10-te? Duhet kujtuar se ne kete takim nuk munguan vendimet e kundershtuara te gjyqtarit kryesor i cili disa here u vu ne vemendjen e trajnerit Ramiz Krasniqi te Prishtines per vendimet e tij me oshilacione dhe te dyshimta. Ne minuten e 60-te Hajriz Hajdari nxjerr me karton te kuq trajnerin Krasniqi dhe kapitenin Azem Ahmeti te Prishtines. Mos valle ishte nje koiçidencë apo nje vendim i njeanshem nga gjyqtari? Keto gabime trashanike te drejtuesave te Federates dhe drejtuesave te garave qe vendosin gjyqtare qe kane lidhje familjare me lojtaret, padyshim qe nuk ndihmojne por acarrojne lojen dhe marredheniet midis klubeve dhe vendimeve te drejtuesave te Federates. Ishte ky nje vendim i qellimshem nga FFK-ja apo thjesht nje koincidence? Per ta bere situaten me "te kendshme", gjyqtari Hajdari i nxjerr karton te verdhe vellait te tij pese minuta perpara perfundimit te takimit, duke "e perkedhelur" me nje ndeshkim ordiner. Drenica e fitoi takimin 1-0 dhe Prishtina humbi kryesimin e kampionatit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3512 |