HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Llumnica i siguron trepikëshin kampionëve
nga AlbaniaSoccer   E diel, 25 Tetor 2009 19:06   pdfShtypEmail


isuf_llumnica
Kapiteni i Prishtinës, Isuf Llumnica, më golin e tij në minutën e 42-të, i ka siguruar trepikëshin skuadrës së tij në përballje më Lirinë, të dielën në stadiumin e Prishtinës, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Javës së 13-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll.

Bazuar në 90-minutëshin e lojës, rreth 1000 tifozë mbase ishin të pa kënaqur më lojën që shfaqen rivalët e vjetër Prishtina dhe Liria. Të dy skuadrat demonstruan lojë të dobët, dhe se, realisht tifozët e futbollit kanë pritur shumë më shumë nga këto dy skuadra më nam në futbollin tonë.

Ishte sulmuesi i Prishtinës, Fazliu (4), i cili rrezikon portën mysafire, por goditja e tij dëbohet deri të Krasniqi, por që edhe gjuajtja e tij nuk ishte e saktë. Alievski një tjetër lojtar i Prishtinës, provon nga lartësia të shënon, por goditja e tij shkon pranë shtyllës pingule. Ndërkaq mysafirët nëpërmjet Sulollarit (18), rrezikuan portën e Prishtinës, por goditja e tij dëbohet nga mbrojtja e skuadrës vendëse. Raste të mirë shënimi, pati edhe Hasan i kryeqytetasve, por i cili dështoi nga pozita ideale. Gëzimi i kampionëve në fuqi, vjen në minutën e 42-të, kur pas një kombinim të mirë në mes Fazliut e Llumnicës, ky i fundit me goditje precize prek rrjetën e Lirisë dhe sjell në epërsi skuadrën e Prishtinës 1-0.

Në fraksionin  e dytë të lojës u zhvillua lojë mjaft e dobët nga të dy palët, madje të vetmin rast që ia vlen të theksohet ishte Karahoda (89), për pak sa nuk barazoj shifrat, por goditjen e tij portieri Miftari, më mund të madh e dëbon topin jashtë portës.

Deklaruan pas lojës:

Skënder Shengyli, trajner i Prishtinës: “Në pjesën e parë patëm disa raste të mira shënimi, nga të cilat një e konkretizuam, ku edhe u vendos fitorja e Prishtinës. Në pjesën e dytë Liria pati topin më shumë në pronësi, por skuadra jonë ruajti rezultatin dhe shënoi fitore të merituar. Edhe në këtë ndeshje u shfaqëm disa dobësi në lojën tonë, që mendoj se do të tejkalohen me kohë”.

Bedridin Gjinali, ndihmëstrajner i Lirisë: “Loja  ka qenë korrekte, futbollistët e mi dëshmuan angazhim maksimal dhe patëm disa raste të mira shënimi. Liria ka pasur mungesën e tre futbollistëve të përbërjes së parë, Fitim Krushën, Patrik Doçi, Emir Gjananoviq, mungesa e të cilëve ka ndikuar shumë në lojën tonë”.

Prishtina - Liria 1-0

Shikues: Rreth 1000

Shënues: Llumnica (42)

Gjyqtarë: Hajdari, Baliqi, Ibrahimi

Karton të verdhë: Llumnica, Alievski, Krasniqi (Prishtina), Qabrati, Sulollari, Karahoda (Liria)

PRISHTINA: Miftari, Vokshi, Berisha, Sermaxhaj (Skeraj), Maliqi, Fazliu, Llumnica (Kozhani), Hasan, Alievski, Ahmeti (Limani), Krasniqi.

LIRIA: Ruxhi, Qarkaxhiu, Qabrati, Duraku, Kabashi, Sulollari (Gashi), Mulallari, Tafili, Karahoda, Isai (Baholli), Binishi (Guci)



Fatmir Bytyci


busy
komente