Raiffeisen Superliga / Trepça - Prishtina 0-0 | ||||
|
Prishtina ka arritur te marri nje pike ne Mitrovice qe ishte e mjaftueshme per ti dhene kryesimin ne tabele pas barazimit pa gola qe arriti ndaj Trepçës. Duhet thene se ishte nje takim monoton me shume pak raste per shenim dhe me nje nivel loje thuajse nen mesatarin. Pjesa e dyte [pati pak me teper levizshmeri, por qe te dyja skuadrat dukeshin sikur ishin te kenaqura me nga nje pike. Thane pas ndeshjes: Fidaim Haxhiu (Trajner i Trepçës) - "Skuadra nga kryeqyteti kishte ardhur per tu mbrojtur dhe kjo e bente te veshtire qe ne te shenonim, ndonese krijuam disa raste te mira. Nuk jam i kenaqur me rezultatin, por jam i satisfaksionuar me angazhimin e lojtareve" Ramiz Krasniqi (Trajner i Prishtines) - "Jam i kenaqur me nje pike duke patur parasysh mungesat qe kishim. U zhvillua nje loje korrekte dhe u pritem shume mire. Vendasit paten nje epersi te lehte por edhe ne kishim nja dy momente qe poti kishim shfrytezuar rastet mund te shenonim" Kliko - Skeda e ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3137 |