Raiffeisen Superliga e Kosoves/ Hysi-Besa 1-0 | ||||
|
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Besart Musolli, në minutën e 57-të, me një gjuajtje nga distanca, e cila e befasoi tërë mbrojtjen pejane dhe portierin Valmir Bytyçi. Për Hysin kjo ishte fitorja e 11-të në këtë edicion, derisa për pejanët kjo ishte humbja e 8-të në këtë kampionat, përkatësisht humbja e parë në pranverë. Me marrjen e këtyre tri pikëve llapjanët janë ngjitur në vendin e katërt, me 39-pikë, duke i mbajtur edhe më tutje gjallë shpresat për t’u përfshirë në garën për titull. Në javën e ardhshme Hysi do të luajë sërish para tifozëve të vet kundër Drenicës, derisa Besa do të jetë mikpritëse e Dritës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2941 |