Raiffeisen Superliga e Kosoves/ Drenica-Liria 3-0 | ||||
|
Për drenicasit kjo ishte fitorja e nëntë në këtë edicion, përkatësisht e katërta në pranverë. Ndërkaq, Liria regjistroi humbjen e katërt në pranverë, përkatësisht të 14-tën në këtë edicion të garave. Golat për Drenicën i shënuan Besim Bajraktari, në minutën e 20-të, Feriz Bajraktari në minutën e 29-të dhe Taulant Dajaku nga penalltia në minutën e 72-të. Loja u përshkrua me një korrektësi të jashtëzakonshme, kështu që gjyqtari Hajriz Hajdari nuk u detyrua të ndëshkojë asnjë lojtar. Në javën e ardhshme Drenica udhëton në Merdar, derisa Liria do të jetë mysafire e Trepçës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3213 |